Program Artistik pёr Nder tё 7-Vjetorit tё Pavarёsisё sё Kosovёs

Për nder të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kolegji “Mehmet Akif”-Lipjan me datën 12.02 2015 shfaqi një program kulturoro-artistik .
Kjo festë u organizua nga profesoresha e gjuhës shqipe Shemsije Tigani në bashkëpunim me kryetaren e aktivit profesional të gjuhës shqipe prof.Lirie Zeqiraj, prof.Valdete Beqiri dhe në mbështetje të madhe të drejtorit të shkollës Z.Hakan Çollaker. Në program u shfaqën pika të ndryshme artistike si:këngë të bukura,valle popullore, recitime artistike,skeç ,dramë dhë një videoprojekt,të gjitha të realizuara me një dashuri dhe vullnet të madh nga nxënësit e shkollës tonë.
Në program ishin të pranishëm shumë prindër,drejtori gjeneral I shkollës Z.Mustafa Erden, Z.Jusuf Karabina, Zv.drejtorët, shumë profesorë të shkollës dhe nxënës.
Programi u hap me himnin e Kosovës dhe vallen “Shota”. Fjala përshëndetëse i takoi drejtorit të përgjithshëm Z.Mustafa Erden,i cili jua uroi të pranishëmve dhe të gjithë shqiptarëve këtë përvjetor të rëndësishëm. Më pas të gjithë patën rastin të ndiqnin një videoprojekt rreth historikut të 17 Shkurtit,vijuan me këngë,recital,dramë,skeç dhe valle. Programi u pëlqye dhe u duartrokit nga të gjithë,ku nxënësit dhe profesoresha Shemsije morën shumë lëvdata dhe falenderime për programin e bukur dhe atmosferën festive që ata sollën. Kjo festë e bukur dhe madhështore u përmbyll nën tingujt e këngës “Xhamadani vija-vija” dhe një kokteji, të cilin e organizoi drejtori I shkollës në shenjë respekti për prindërit.
Kolegji “Mehmet Akif’ Lipjan-jua uron këtë festë të gjithë shiptarëve!

photos