Takimi i Përfaqësuesve të Institucioneve Arsimore “Gulistan” me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Drejtorin e përgjithshëm të Institucioneve Arsimore “Gulistan”, Z.Mustafa Erdem dhe përfaqësuesit tjerë të këtij institucioni.
Në takim Z.Erdem fillimisht uroi 7-vjetorin e pavarësisë së Kosovës si dhe uroi Kryetarin Veseli për marrjen e detyres së re.
Në vazhdim Z.Erdem foli për veprimtarinë e kolegjeve tona dhe për suksesin e nxënësve tanë në gara të ndryshme ndërkombëtare.
Z.Veseli theksoi se ka njohuri të gjërë rreth veprimtarisë së kolegjeve tona si dhe është falënderues për kontributin e dhënë nga këto institucione për ngritjen e nivelit të arsimit në Kosovë.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje ndaj institucioneve tuaja pasi që kjo do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së arsimit në nivel të vendit”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit shprehu dëshirën e tij për ta vizituar Kolegjin, e cila gjë u mirëprit nga përfaqësuesit e Institucioneve Arsimore “Gulistan”.

photos