U Shpërblyen më të Mirët në “Fast Typing”
Të enjten, më 19 shkurt 2015, në Kolegjin “Mehmet Akif “ të Gjakovës u organizua gara “Fast typing”, në të cilën garë morën pjesë vetëm nxënësit e kolegjeve tona (kl.9-12). Nga kjo garë, e cila zgjoi interesim të madh dhe u mirëprit shumë nga nxënësit, fillimisht janë përzgjedhur 19 nxënësit më të suksesshëm, ndërsa në finale kanë mbetur vetëm 9 prej tyre. Tri vendet e para u shpërblyen me dhurata simbolike, kurse të gjithë nxënësit e tjerë shkolla i shpërbleu me nga një çertifikatë për pjesëmarrje. “Fast typing” është organizuar nga Aktivi i Informatikës të shkollave tona.
Fituesit e garës “Fast typing” janë:
- Ismail Jupolli – MAC Lipjan
- Adenit Krelani – MAC Gjakova
- Ema Hajredini – MAC Gjakova