Java e Gjeografisë

Gjatë javës (23-27 Mars) në shkollën tonë u mbajt “Java e Gjeografisë” me organizimin e profesorëve të Gjeografisë Valdete Beqiri dhe Mehdi Gashi.

Gjatë kësaj jave u mbajtën shumë aktivitete si: garat e diturisë në Gjeografi, ekspozita me punime të nxënësve nga klasat e dhjeta me tematiken “Rëndësia e Ujit”, ekspozita me fotografi të realizuara nga nxënësi Kron Krasniqi në klasën 11F etj.

Në garat e diturisë morën pjesë  nga tre nxënës prej secilës klasë nga të gjitha paralelet dhe për në finale u kualifikuan gjashtë klasë, prej secilës paralele nga dy klasë; 10E, 10F, 11A, 11B, 12A, 12D.

Nxënësit finalist ishin shumë të përgatitur, konkurrenca ishte mjaft sfiduese dhe pati barazime në pikë mes klasave, për të përcaktuar një fitues u bë edhe një raund i fundit vetëm për vendin e parë por edhe këtë herë rezultati ishte i barabartë. Duke vlerësuar lartë përgatitjen e nxënësve dhe duke dashur të shpërblejmë dijen vendosëm që vendi i parë ti takojë të dy klasave që fituan pikë të barabarta edhe në raundin shtesë.

photos

Renditja është kjo:

Vendi i parë 11B (Eldiona Suliqi, Brisilda Osmani, Fisnik Perçuku) dhe
12D (Selman Maxhuni, Rejhane Islami, Aurela Restelica)

Vendi i dytë – 10E (Albina Hajdari, Rinor Hajrizi, Orges Osmani)

Vendi i tretë11A (Lis Brovian, Rrezarta Jahiu, Eros Qerimi) dhe
12A (Bardha Azemi. Arbnor Maloku. Gent Arifi)

Falënderojmë shumë profesorët që na asistuan gjatë kësaj jave: Shemsije Tigani, Driton Tiku, Ajsere Isufi si dhe të pranishmit e tjerë në sallë gjatë mbajtjes së garave; prof. Lirije Zeqiraj, Flora Vokshi.