Kërkimi në Bibliotekë dhe Përpunimi i Bibliografisë

Më datën 19.03.2015, në kolegjin “Mehmet Akif”, Banullë mësimdhënëset e Gjuhës Shqipe, Hatifete Raçi dhe Hajrije Krasniqi organizuan aktivitetin e SHTATЁ TЁ radhës në kuadër të planit mësimor, vizitë e bibliotekës ‘’Hivzi Sylejmani” në Prishtinë me nxënësit e klasës 12A dhe 10 C.

photos

Biblioteka nderkomunale – “Hivzi Sulejmani”

Qëllimi: të aftësojë nxënësit në punën me librin dhe kërkimin në bibliotekë për të realizuar një kërkim të pavarur dhe të orientuar të literaturës ndihmëse në procesin e mësimit
Objektivat e përgjithshme:
• të diskutojë dhe bëjë punë të pavarur rreth ideve, analizave dhe vlerësimeve për veprën;
• të hulumtojë informacione, vlerësime dhe qëndrime rreth autorit dhe veprës në tërësi;
të përgatisë dhe të parashtrojë me gojë dhe me shkrim punimet përgjithësuese për vlerësimin në fund të çdo tematike dhe në fund të modulit;
OBJEKTIVA SPECIFIKE:
• të aftësohet për të kërkuar në skedarin e bibliotekës literaturën e sugjeruar për një punim vetjak;
• të përpunojë materialin e gjetur duke nxjerrë prej tij informacionet thelbësore në dallim nga ata jo thelbësore;
• të hartojë një shkrim vetjak studimor duke përdorur referencat e marra nga materiali i përpunuar;
• të paraqesë para klasës punimin e tij duke e mbrojtur atë në jo më shumë se 5 min me gojë;

VEPRIMTARITË PËR REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE:
NR. VEPRIMTARIA (ORË MËSIMORE) – VLERËSIMI PERSONI PËRGJEGJËS
1. Njohuri teorike rreth skedimit në bibliotekë – HATIFETE RAÇI
2. Veprimtari praktike në Bibliotekën e Qytetit – HAJRIJE KRASNIQI
3. Paraqitja e rezultateve të kërkimit – Nxënësit

VLERËSIMI:
Nxënëset Rita Ejupi dhe Gresa Krasniqi 12A, vlerësohen me 100 pikë dhe Çertifikatë nga Drejtori Hakan Çolaker, për punën e kryer duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e saj në përputhje me objektivat dhe qëllimet e vendosura në fillim të projektit.