Kolegji “Mehmet Akif” Ishte Nikoqire e Olimpiadës së 7-të të Matematikës në Kosovë

Më 1 Mars u mbajt Olimpada e 7-të e Matematikës në Kosovë, nikoqire e së cillës ishte Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan. Olimpiada filloi me një fjalë rasti të mbajtur nga kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës Prof.Dr. Qamil Haxhibeqiri dhe Zv.Drejtori i përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” Dr. Zusuf Karabina. Në këtë garë e cila zgjati 3 orë morën pjesë përafërsiht 200 nxënës duke filluar nga kl.9-të deri te kl.12-të.Ishte një konkurrencë e vështirë në të cilën nxënësit janë munduar që të radhiten në 5 vendet e para.
Në fund të provimit të gjithë nxënësve u dha nga një Çertifikatë për pjesëmarrje.
Rezultatet do të publikohen të mërkurën më 4 mars, në qeb faqen: fshmn.uni-pr.edu

photos