Kryeministri Mustafa Priti në Takim Përfaqësuesit e Kolegjit “Mehmet Akif”

Drejtori i përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” të hënën, më 16 mars e vizitoi kryeministrin Isa Mustafa, të cilin fillimisht e uroi për postin e ri.
Z. Erdem e njoftoi kryeministrin se Kolegji “Mehmet Akif,” këtë vit e feston 15 vjetorin e hapjes. Ndër të tjerat thaː Institucionet Arsimore “Gulistan” veprimtarinë e tyre e kanë filluar në vitin 2000, me dy paralele ndërsa sot me 5 shkolla, me mbi 1800 nxënës vazhdojnë rrugen drejt suksesit. Gjatë një dekade e gjysmë kolegjet tona me mbështetjen e organeve kompetente kanë kontribuar në arsimin parauniversitar në Kosovë.Drejtori, gjithashtu e informoi kryeministrin edhe për sukseset e nxënësve tonë dhe 52 medaljet e fituara nëpër gara të ndryshme të mbajtura jashtë vendit, në të cilat Kosova është përfaqësuar nga nxënësit tanë me projekte të ndryshme si në SHBA ashtu edhe në vende të ndryshme të Evropës. Nxënësit tanë janë duke i vazhduar studimet në 23 vende të ndryshme të botës.
“Edukimi është ndër faktorët kryesor për të ardhmen e një shoqërie, sidomos arsimi parauniversitar është bazë për studimet universitare. Ne jemi në dijeni dhe njëkohësisht të kënaqur me cilësinë e procesit edukativo-arsimor që zhvillohet në Kolegjet “Mehmet Akif”, u shpreh kryeministri Mustafa.
Vizita përfundoi me urimin e të dyja palëve për një vit të suksesshëm dhe të mbarë.