Mikpritja e Ngrohtë e Kryetares së Komisionit Parlamaentar për Integrime Evropiane, Znj. Teuta Sahatçija

Profesoreshat Yasemin Karabina dhe Munire Alataş, si përfaqësuese të Kolegjit “Mehmet Akif”, e vizituan Znj. Teuta Sahatçija, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, të cilës i uruan suksese në detyrën e saj.
Gjatë vizitës, e cila u realizua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u bisedua rreth aktiviteteve të realizuara dhe të tjerave të planifikuara në kolegjin tonë si dhe rreth projekteve të cilat organizohen në kuadër të këtij komisioni parlamentar, për të cilat mund të ketë bashkëpunim të mirë në të ardhmen.
Znj. Sahatçija gjatë takimit ka folur për bashkëpunimin e këtij komisioni me shkollat si dhe për informimin e nxënësve rreth veprimtarisë së kuvendit me anë të vizitave të dyanshme. Çdo herë jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë në realizim e projekteve të ndryshme të cilat do të ndikojnë në arritjen e sukseseve edhe më të larta të brezave të rinj, u shpreh ajo.
Takimi përfundoi me shpresën e një bashkëpunimi dhe mbështetjeje në realizimin e projekteve të ndryshme së bashku.