Pjesëmarrje e Madhe në Garat e Organizuara nga Kolegji “Mehmet Akif”

Gara e gjuhës angleze që është organizuar për herë të 7-të  nga institucioni arsimor ‘’Gulistan’’ si në vitet e kaluara ashtu edhe këtë vit pati një interesim të madh nga ana e  nxënësve.

Testi paraprak i këtij provimi është mbajtur më 14 mars në të cilën numri i nxënësve pjesëmarrës  prej 2280 nxënësve përafërsisht nga 386 shkolla publike  është një dëshmi e qartë  për  interesimin e nxënësve  ndaj kolegjeve “Mehmet Akif”.

Edhepse nxënësit pjesëmarrës kanë qenë të komunave të ndryshme mund të thuhet se numri i nxënësve pjesëmarrës nga komuna e Prishtinës, Vushtrrisë, Gjilanit dhe të Ferizajit ka qenë më i madh në krahasim me nxënësit e komunave tjera.

Në bazë të rezultateve të garës së gjuhës angleze në nivel të kl. 8-ta nxënësi më i suksesshëm është Vera Zhubi  nga shkolla “Mustafa Bakija 1”,Gjakovë; ndërsa shkolla me mesatare më të lartë ka dalë SHFMU“Xhemail Mustafa”, Prishtinë

Ndërsa  në nivel të kl. 9-ta nxënësi më i suksesshëm është Miftar Pozhari  nga shkolla “Mazllum Këpuska”, Gjakovë; ndërsa shkolla me mesatare më të lartë ka dalë SHFMU“Elena Gjika ”, Prishtinë.

Të shtunën më 21 mars u mbajt faza e parë e testit nga lënda e kimisë.Numri i nxënësve pjesëmarrës  ishte 2050, përafërsisht nga 330 shkolla publike. Rezultatet e këtij testi si dhe pyetësori  do të publikohen të mërkurën më 25 mars, në adresat elektronike të kolegjeve tona.

Ndërsa të shtunën, më 28 mars do të organizohet finalja e garave. Siç është e njohur fituesit e garës do të shperblehen me dhurata të ndryshme dhe me bursa.Kështu që shkollës dhe mësimdhënësit (të lëndës së përkatës) që rradhiten në 3 vendet e para do t’u dhurohet nga një tablet ndërsa për nxënësit bursë.

Ne këto gara, nxënësit e shkollave private nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje. Keshtu qe nxënësit e të gjitha shkollave anembanë të Kosoves kanë  një rast të mire të tregojnë tërë aftësitë dhe njohuritë e veta në lendët e Gjuhës Angleze dhe të Kimisë. Poashtu këta nxënës të suksesshëm, ndoshta në një të ardhme të afërt, do ta përfaqësojnë Kosovën edhe në gara të ndryshme në nivel ndërkombëtar.

Institucioni Arsimor “GULISTAN”, ka për synim që të vazhdojë mbështetjën e rinisë dhe arsimit të Kosovës me anë të organizimeve të tilla të mëdha të cilat tani më veq janë bërë tradicionale.