Vazhdon Suksesi i Nxënësve Tonë

Urime ekipit tonë të matematikës!!!

Nxënësit fitues të shkollës sonë në nivel të Kosovës janë:
Kl. 10-të: Vendi i I-rë – Ardita Berisha
Kl.11-të : Vendi i I-rë – Doruntina Sylejmani
Vendi i II-të – Arbër Avdullahu
Kl.12-të : Vendi i III-të – Florat Bajrami
Vendi i IV-të – Genc Qerimi

Të dielen më 8 Mars, në Universitetin e Prishtinës u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve të Olimpiadës së 7-të të Matematikës, e cila u organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
Kryetari i shoqatës, ish-profesor i kësaj katedre, Prof. Dr. Qamil Haxhibeqiri dhe Prof. Dr. Munir Efendia jua ndanë Çertifikatat dhe shpërblimet nxënësve fitues.
Olimpiada e 56-të Ndërkombëtare e Matematikës këtë vit do të mbahet në Tajlandë.
Provimi për zgjedhjen e ekipit, i cili do ta përfaqësojë Kosovën, do të mbahet më 29 mars.
Ju urojmë suksese nxënësve tonë!