Monthly Archives: April 2015

Rezultatet e Provimit Pranues 2015

Nxënësit të cilët kanë fituar bursë duhet të regjistrohen më së largu deri më 23 Maj 2015
Nxënësit emrat e të cilëve janë shënuar në këtë listë kanë fituar të drejtën e regjistrimit në shkollën tonë.
Aplikimi për regjistrim duhet të bëhet sa më parë, meqenëse numri i nxënësve që do të pranohen është i kufizuar.

Ju falënderojmë për interesimin që keni treguar.

Lista e plotë

Hollësi

Befasi e Këndshme Nga Stafi Vendor

Me rastin e 15-të vjetorit të Kolegjit “Mehmet Akif”, stafi vendor i kolegjit organizoi një befasi për drejtorinë tonë.
Në këtë program, i cili u mbajt të shtunën më 18 prill, ishte prezent stafi i të gjitha shkollave, ai i Lipjanit, Prishtinës, Prizrenit si dhe i Gjakovës.
Harta e Kosovës e punuar nga gurët e Trepçës, në të cilën vendi i kolegjeve tona theksohej me logon e Institucionit Arsimor “Gulistan” ishte dhurata modeste e stafit vendor e cila iu dhurua Drejtorit të përgjithshëm Z.Mustafa Erdem nga këshilltarit i tij Z. Alush Ergini. Ai në emër të të gjithëve e falenderoi Z. Erdemin për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe gjithashtu e uroi me rastin e 15-vjetorit të themelimit të kolegjit në Kosovë.
Z. Erdemi u ndje i respektuar dhe falenderues dhe ndër të tjera tha: Në shekullin e 20-të thuhej se shoqëritë mund të kenë një të ardhme të mirë nëse kanë lider të fortë, kurse tani, në shekullin e 21-të është shumë e qartë se liderët mund të sigurojnë një të ardhme të mirë vetëm nëse e kanë një ekip të fortë.

more photos

U Mbajt Provimi Për Bursë i Klasëve 6-Ta, 9-Ta Dhe 10-Ta

Sot më 25 prilI u mbajt provimi për bursë i klasëve 6-ta, 9-ta dhe 10-ta, të Kolegjeve “Mehmet Akif”, në të cilën morën pjesë 1829 nxënës nga 29 komuna të ndryshme të Kosovës
Në këtë provim i cili u mbajt në 9 qendra të ndryshme, Prizreni me 365 nxënës, Gjakova me 292 nxënës, Prishtina me 271 nxënës, Ferizaji me 156 nxënës, Gjilani me 143 nxënës, Mitrovica me 107 nxënës Vushtrria me 77 u dalluan me numrin më të madh të nxënësve pjesëmarrës.

I falënderojmë të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre!

Të mërkurën më 29 prill, do të shpallen rezultatet në web faqen tonë!

Debate dhe aktivitete mbi trendët globale

Në Kolegjin “Mehmet Akif” janë mbajtur një varg aktivitetesh të organizuara nga Prof. Arbër Ymeri ne lëndën e Filozofisë dhe Psikologjisë me një numër të caktuar të nxënëseve. Aktivitetet kanë përfshirë ligjërata, debate, gara dhe prezantime që si rezultat i tyre u dëshmua edhe njëherë se nxënësit tanë janë të përgatitur jashtëzakonisht mirë në promovimin e dijës.
Nisja e këtyre aktiviteteve filloj me një garë në lenden e Psikologjisë që u zhvillua me të gjitha klasët e 11-ta, ku fituese ishin Gëzim Rushit dhe Andrra Berisha të klasës 11-E
Promovimi i aktiviteteve vazhdon me një prezantim të një teme mjaftë interesante: Mbi influence e teknologjisë dhe origjinën e saj, të prezantuar nga Ilir Deva dhe Eros Qerimi mënyra e prezantimit ishte mjaftë interesante ku me këtë u krijua një ambient i përshtatshëm në atë mënyrë sa pati edhe një përfshirje të gjithë audiencës në këtë temë.
Aktiviteti tjetër i zhvilluar nga Flaka Fazlija dhe Festa Shabani mbi temën: Roli i femrës në botë dhe në Kosovë, kishe për qëllim mbledhjen e disa nxënëseve nga të gjitha klasat, ku prezantimi nxiti një debat jashtëzakonisht interesant dhe kreativ.

photos

Second exam week schedule for 12 grades

<

<

Date: Lesson:
23.04.2015 Physics
24.04.2015 Matura
27.04.2015 Mathematics
28.04.2015 Turkish
29.04.2015 Biology
30.04.2015 Albanian
04.05.2015 Chemistry
05.05.2015 Geography
06.05.2015 Astronomy
07.05.2015 English

Exams will be held on 2nd lesson hours.