Ambasadorja e Gjermanise Angelika Viets vizitoi Kolegjin “Mehmet Akif”

Ambasadorja gjermane Angelika Viets të martën vizitoi Kolegjin “Mehmet Akif” me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit të cilët e pyetën ambasadoren për edukimin në Gjermani, marrëdheniet e Gjermanisë dhe Kosovës, liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
I shoqëruar në tryezë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i zinxhirit të shkollave Mehmet Akif Ambasadorja gjatë bashkëbisedimit me nxënësit theksoi se “Siç e dimë lidhjet midis Kosovës dhe Gjermanisë janë shumë të forta, Gjermania e ka mbështetur Kosovën gjatë proçesit të pavarësisë dhe do ta mbështesë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, pra deri sa një ditë Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kryesisht i takon Kosovës ta caktojë këtë ditë.”
Gjithashtu ambasadorja vlerësoi nxënësit duke ju shprehur “Ju keni edukim të mirë, mundësi shkëmbimesh me nxënës të huaj, flisni shumë gjuhë të huaja dhe kjo është një përgatitje e mirë për të ardhmen. Nëse Kosova arrin të përmisojë edukimin dytësor dhe tretësor tregon që është në rrugë të mirë sepse edukimi është baza për gjithçka dhe çdo zhvillim ekonomik.”

photos


Ambasadorja më tej ju tregoi nxënësve informacione rreth punës së saj duke shprehur se puna si ambasadore ia kufizon kohën e lirë sepse kjo detyrë ka shumë angazhime. Gjithashtu tregoi momentin kur erdhi në Kosovë duke thënë “ Puna ime kryesisht ka të bëjë me politikën dhe kur unë fillova detyrën në shtator të vitit të kaluar ishte një situatë e ndjeshme sepse akoma nuk ishte formuar qeveria e re në Kosovë pavarësisht zgjedhjeve në qershor. Kisha dëshirë të filloja menjëherë punën por fillimisht nuk munda të punoja plotësisht deri pas negociatave në dhjetor që solli një qeveri koalicioni. Kjo qeveri merr shumë vlerësime për vullnetin e fortë që ka për disa ide si krijimi i vëndeve të reja të punës për rininë”
Pas bashkëbisedimit Ambasadorja Viets vizitoi disa laboratorë të ndryshëm si të Kimisë, Matematikës dhe mori një përshtypje të mirë nga nxënësit të cilët i treguan eksperimentet e tyre shkencore. Viets përshëndeti nxënësit të cilët shumë prej tyre kishin marrë medalje të arta në olipmiadat shkencore ndërkombëtare.
Më tej vizita vazhdoi me nje dreke private e rrethuar nga disa nxënës dhe drejtorë të shkollës. Ambasadorja asnjëhere nuk harroi të falenderohet për mikpritjen e shkollës, dhe në përgjithesi të popullit shqiptar.