Befasi e Këndshme Nga Stafi Vendor

Me rastin e 15-të vjetorit të Kolegjit “Mehmet Akif”, stafi vendor i kolegjit organizoi një befasi për drejtorinë tonë.
Në këtë program, i cili u mbajt të shtunën më 18 prill, ishte prezent stafi i të gjitha shkollave, ai i Lipjanit, Prishtinës, Prizrenit si dhe i Gjakovës.
Harta e Kosovës e punuar nga gurët e Trepçës, në të cilën vendi i kolegjeve tona theksohej me logon e Institucionit Arsimor “Gulistan” ishte dhurata modeste e stafit vendor e cila iu dhurua Drejtorit të përgjithshëm Z.Mustafa Erdem nga këshilltarit i tij Z. Alush Ergini. Ai në emër të të gjithëve e falenderoi Z. Erdemin për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe gjithashtu e uroi me rastin e 15-vjetorit të themelimit të kolegjit në Kosovë.
Z. Erdemi u ndje i respektuar dhe falenderues dhe ndër të tjera tha: Në shekullin e 20-të thuhej se shoqëritë mund të kenë një të ardhme të mirë nëse kanë lider të fortë, kurse tani, në shekullin e 21-të është shumë e qartë se liderët mund të sigurojnë një të ardhme të mirë vetëm nëse e kanë një ekip të fortë.

more photos