Debate dhe aktivitete mbi trendët globale

Në Kolegjin “Mehmet Akif” janë mbajtur një varg aktivitetesh të organizuara nga Prof. Arbër Ymeri ne lëndën e Filozofisë dhe Psikologjisë me një numër të caktuar të nxënëseve. Aktivitetet kanë përfshirë ligjërata, debate, gara dhe prezantime që si rezultat i tyre u dëshmua edhe njëherë se nxënësit tanë janë të përgatitur jashtëzakonisht mirë në promovimin e dijës.
Nisja e këtyre aktiviteteve filloj me një garë në lenden e Psikologjisë që u zhvillua me të gjitha klasët e 11-ta, ku fituese ishin Gëzim Rushit dhe Andrra Berisha të klasës 11-E
Promovimi i aktiviteteve vazhdon me një prezantim të një teme mjaftë interesante: Mbi influence e teknologjisë dhe origjinën e saj, të prezantuar nga Ilir Deva dhe Eros Qerimi mënyra e prezantimit ishte mjaftë interesante ku me këtë u krijua një ambient i përshtatshëm në atë mënyrë sa pati edhe një përfshirje të gjithë audiencës në këtë temë.
Aktiviteti tjetër i zhvilluar nga Flaka Fazlija dhe Festa Shabani mbi temën: Roli i femrës në botë dhe në Kosovë, kishe për qëllim mbledhjen e disa nxënëseve nga të gjitha klasat, ku prezantimi nxiti një debat jashtëzakonisht interesant dhe kreativ.

photos