Nxënësit e 10D dhe 11D në Ekspoziten e Galerisë Kombëtare të Arteve

Në kuadër të aktiviteteve të lira nxënësit e Kolegjit të organizuar nga Prof. Lirie Zeqiraj dhe Prof. Shemsije Tigani vizituan Galerinë e Arteve për ta parë Ekspoziten e fotografive të Lala Meredith Vula nga Londra me titull: “KUJTESË GJAKU”, në të cilën përfshihet periudha e aksionit atdhetar e humanitar të faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjëra anembanë vendit.

Nxënësit ishin shumë kurreshtarë të dinin më shumë për këtë veprimtari frytdhënëse të kombit, të cilën gjë jua ofronin fotografitë e shumta artistike dhe historike të asaj kohe të mbledhura bashkë në muret e Galerisë Kombëtare.

Fotot shfaqnin para nesh marrshimin e qindra profesorëve, studentëve, këngëtarëve e poetëve të cilët pajtonin popullin, pajtonin ata që dje ishin armiq, për t’u bërë miq e vëllezër dhe bëheshin heronj të faljes, sepse falnin për hatër të ATDHEUT.

Nxënësit duke i parë fotot kujtonin vepren e Ismail Kadaresë “Prilli i thyer” dhe fatin e Zef Kryeqyqes të vrarë në pritë nga Gjorgu i Berishajve, i cili e mori hakun e vëllaut …….?!!!

Ekspozita “Kujtesë gjaku” u hap në përvjetorin e 25-të të kësaj fushate dhe përfshin periudhën e pajtimit të gjaqeve nga viti 1990-1999 me 40 fotografi historike të asaj kohe dhe me porosinë për ata që falën dhe ata që do të falin:

“Ai që falë gjakun është burrë i burrave dhe trim i trimave”!

Nxënësit dolën nga Galeria me impresione të forta dhe me njohuri të reja, kurse stafi i Galerisë na përgëzoi për viziten duke thënë se shembullin e Kolegjit tuaj duhet ta ndjekin edhe shkollat e tjera, sepse nxënësit duke i vizituar institucionet e artit dhe të kultures do t’i njohin vlerat historike dhe kulturore te vendit tonë.

photos