Vendi i provimeve:
- Prishtinë:International School of Prishtina, Lagjja “Marigona”
- Prizren: Kolegji “Mehmet Akif”, Korishë, Prizren
- Gjakovë: Kolegji “Mehmet Akif”, ish TMK-ja, Gjakovë
- Lipjan: Kolegji “Mehmet Akif”, Banullë, Lipjan
- Mitrovicë: Sh.F . “Anton Zako Çajupi”, Rr. Brigada 142
- Malishevë: SH.M.P . “Qendra e Kompetencës” – Qendër
- Vushtrri: SHMU –te Policia, Vushtri
- Gjilan: Sh.F. “Thimi Mitko”, Rr. Skënderbeu,
- Ferizaj: Shkolla “Gjon Serreqi”, Ferizaj
Procedura e aplikimit:
Pranimi i nxënësve në kl. 6-ta, kl. 9-ta dhe kl. 10-ta bëhet sipas suksesit që tregojnë në provimin pranues. Dokumentet e nevojshme për aplikim në provimin pranues janë:
– Një vërtetim nga shkolla e mëparshme në të cilën duhet të shënohet klasa.
Aplikimet mund të bëhen personalisht në shkollë apo përmes faqes sonë të internetit. (Në aplikimet online dokumentet e nevojshme për regjistrim në provim, duhet të dorëzohen në shkollë para datës së provimit ose në ditën e provimit).
Apliko tani!
Pyetjet e provimit:
Pyetjet e provimit të klasës së 6-të, 9-të dhe 10-të janë nga lëndët e më poshtme:
- për kl. e 6-ta përfshihet planprogrami nga kl. e 5-të.
- për kl. e 9-ta përfshihet planprogrami nga kl. e 7-të dhe 8-të.
- për kl. e 10-ta përfshihet planprogrami nga kl. e 8-të dhe 9-të.
Bursat do të jepen në bazë të rezultateve të provimit pranues. Bursat do të jenë të vlefshme deri në përfundim të studimeve në shkollë (me kusht që nxënësi të ketë sukses të shkëlqyeshëm dhe disiplinë të mirë).
Bursa për shkollim
Bursa për shkollim për 7 qendra të Kosovës, për secilen veç e veç.
Rezultatet e provimit:
Rezultatet do të shpallën me datën 30 Prill 2015 në web faqet e kolegjit.
Do të shpallën 4 lista të rezultateve për 4 shkollat:
- International School of Prishtina – ISP
- Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan
- Kolegji “Mehmet Akif” në Prizren
- Kolegji “Mehmet Akif” në Gjakovë
Aplikimet për regjistrim:
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
- Fotokopja e çertifikatës së lindjes;
- Një vërtetim nga shkolla që është nxënës i shkollës në të cilën shënohet klasa;
- Rezultati i provimit pranues, i cili do të jepet nga shkolla jonë.
Datat e provimit për bursë:
25 Prill, e Shtunë – në orën 10:00
Ditën e provimit duhet ta keni me vete:
- Vërtetimin e aplikimit për provim
- ID
- 2 lapsa grafikë
- Gomë
- Mbrehës
Kushtet të cilat i ofrojnë shkollat tona:
- Mjedis të sigurtë dhe higjienik
- Proces mësimor gjatë tërë ditës dhe edukim në një ambient të ngrohtë familjar
- Mësim në gjuhën angleze (lëndët si matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe informatikë zhvillohen në gjuhën angleze nga mësimdhënës të huaj).
- Klasa të pajisura me teknologjinë më të lartë në fushën e arsimit
- Kabinete shkencore
- Zhvillim të mësimit në laboratore të lëndëve shkencore
- Kabinete të informatikës
- Përgatitje dhe pjesëmarrje në gara kombëtare dhe ndërkombëtare
- Gjuhën e dytë të huaj
- Hulumtim, vlerësim dhe punë kërkimore për zhvillimin e aktiviteteve të arsimit
- Kurse universitare, TOFEL dhe SAT
- Udhëtime-shëtitje shkollore
- Këshillim rreth universiteteve
- Seminare profesionale në fusha të ndryshme
- Konsultime për nxënës
- Hapësira të gjëra sportive, sociale dhe shoqërore.
- Bibliotekë
- Qëndrim në konvikte
- Mëngjes dhe drekë
- Shërbim mjekësor në shkollë.
- Transport