U Mbajt Provimi Për Bursë i Klasëve 6-Ta, 9-Ta Dhe 10-Ta

Sot më 25 prilI u mbajt provimi për bursë i klasëve 6-ta, 9-ta dhe 10-ta, të Kolegjeve “Mehmet Akif”, në të cilën morën pjesë 1829 nxënës nga 29 komuna të ndryshme të Kosovës
Në këtë provim i cili u mbajt në 9 qendra të ndryshme, Prizreni me 365 nxënës, Gjakova me 292 nxënës, Prishtina me 271 nxënës, Ferizaji me 156 nxënës, Gjilani me 143 nxënës, Mitrovica me 107 nxënës Vushtrria me 77 u dalluan me numrin më të madh të nxënësve pjesëmarrës.

I falënderojmë të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre!

Të mërkurën më 29 prill, do të shpallen rezultatet në web faqen tonë!