Vizita e Ambasadorit Norvegjez z. Jan Braathu ne kolegjin “Mehmet Akif”

Ambasadori Norvegjez Jan Braathu të mërkurën vizitoi Kolegjin ‘’Mehmet Akif” me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit të cilët e pyetën ambasadorin për edukimin në Norvegji, marrëdheniet e Norvegjisë dhe Kosovës, për përshtypjet e tij për Kosovën, liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
I shoqëruar në tryezë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i zinxhirit të shkollave Mehmet Akif Ambasadori gjatë bashkëbisedimit me nxënësit theksoi se shtetet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë në të gjitha aspektet sepse në këtë formë mund të zhvillohen sëbashku dhe të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian njëkohësisht.
Ambasadori më tej tha se edhe pse i përkisni subjekteve të ndryshme duhet të mbështesni njëri-tjetrin sepse jeni të gjithë shtetas të Kosovës. ”Të dilni kundër njëri-tjetrit është e lehtë por të punoni bashkë është mënyra më e mirë për të ndërtuar Kosovën.” theksoi Braathu.
Ambasadori Braathu u shprehu nëxënsëve se edukimi është baza në ndërtimin e shtetit dhe këtu për të arritur këtë edukim keni kushte sepse mësoni lëndët shkencore në kushte të mira. Ai gjithashtu i porositi nxënësit që përvec gjuhës Angleze duhet të mësojnë edhe gjuhën Gjermane sepse është një gjuhë që ka ndikim në tregun ndërkombëtar.
Më tej vizita vazhdoi me nje dreke private e rrethuar nga disa nxënës dhe drejtorë të shkollës. Ambasadori asnjëhere nuk harroi të falenderohet për mikpritjen e shkollës Mehmet Akif, dhe në përgjithesi të popullit shqiptar.

photos