I-SWEEEP 2015

Ka 7 vite që kolegji Mehmet Akif e valëzon flamurin Kosovës në garat ndërkombëtare shkencore mbi ambientin, energjinë dhe inxhinierinë të mbajtura ne Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, I-SWEEEP (International World Environment, Engineering, Energy Olympiad). Edhe sivjet shkolla jonë, në bashkëpunim me International School of Prishtina, prezentuan Kosovën në këtë garë me dy projekte. “Ambasadore” të vendit, në mesin e 427 projekteve të ndryshme nga 67 shtete të botës, ishin Flaka Fazlija dhe Zarife Kuka nga kolegji Mehmet Akif, me projektin “Absorption of CO2, CO and unburned hydrocarbon gases by basic fly ash and zeolite in vehicle’s exhaust system” , dhe M. Seyda Tatar dhe Zeynep Yilmaz nga International School of Prishtina, me projektin “Production of H2 gas by using waste Aluminium cans and fly ash”. Mundi dhe puna e palodhshme e nxënëseve tona u përgëzua nga juria amerikane, e cila vlerësoi projektet gjatë tërë ditës më 8 Maj 2015. Si shpërblim, nxënëset tona u ndan nga gara me vendin e 4-të, duke marrë kështu me vete një përvojë të paparë mbi realizimin e një projekti shkencor, analizën akademike të të dhënave dhe arritjen në konkluzione në bazë të observimeve.

Gjatë garës, nxënëset tona patën rastin të vizitojnë Muzeun Kombëtar të Shkencës në Hjuston, muzeun dhe qendrën e NASA-s (NASA space center), qytetin e Hjustonit dhe ishullin e Galvestonit.

Falenderojmë së pari vetë nxënëset, për vullnetin dhe punën e palodhshme, pastaj familjet e nxënëseve për mbështetjen dhe përkrahjen, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndihmën financiare, si dhe profesorat Faik Bolat, Xhemajlije Llugiqi dhe Festa Buçinca për ndihmën e tyre në çdo kohë.

photos