Kolegjet Mehmet Akif në Kosovë festuan 15-vjetorin

Pas hapjes në 7- Shkurt të vitin 2000 Kolegji Mehmet Akif festoi sot 15 vjetorin me një ceremoni madhështore ku ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, Ambasadorë, Drejtorë të shkollave, mësues, familjarë bashkë me nxënësit, dhe shumë të pranishëm që përshëndetën me duartrokitje të vazhdueshme suksesin e Kolegjit Mehmet Akif.
Gjatë ceremonisë mbajti fjalim para të pranishmëve Drejtori i Përgjithshëm i Kolegjeve Mehmet Akif Mustafa Erdem duke falenderuar të pranishmit dhe shprehu dëshirën që pas 15 vitesh të vazhdojë rritja cilësore edukative në këto shkolla.
Gjithashtu në ceremoni mbajti një fjalë rasti Ministri Bajrami duke falenderuar drejtuesit e Kolegjeve dhe duke vënë në dukje rëndësinë që kanë këto shkolla për Kosovën.
Pas fjalimeve dolën në skenë mbi 50 nxënës nga këto shkolla që kishin marrë medalje në garat shkencore ndërkombëtare. Nxënësit për sukseset u dekoruan nga Kadri Veseli, Ministri Bajrami, Fatmir Sejdiu me nga një fletë falenderimi. Programi vazhdoi më tutje me prerjen e tortës së përvjetorit nga Mustafa Erdem, Kadri Veseli dhe Arsim Bajrami. Më tutje nxënësit performuan më këngë popullore shqiptare që u ndoqën me plot gëzim nga familjarët

photos