Kolegji “Mehmet Akif” Nuk U Kthye Duarthatë Nga Indonezia! – I Sjell Kosovës Medalje Ari dhe Argjendi

Nxënësit tanë më 2-11 Maj kanë udhëtuar në shtetin më të madh të Azisë Juglindore, në Indonezi , për të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Shkencore- ISPRO, e cila u mbajt në Xhakartë.
Olimpiada e Projekteve ISPRO e cila është olimpiada më prestigjioze ndërkombëtare e Indonezisë, organizohet nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës si dhe PASIAD. Në këtë olimpiadë e cila mbahet në kategori të ndryshme kanë marrë pjesë 65 projekte finaliste, të përgatitur nga 130 nxënës të 31 shteteve të ndryshme. Prezantimi i projekteve është bërë në gjuhen angleze para jurisë.
Përveç që kanë fituar medalje në këtë olimpiadë, nxënësit tanë patën mundësi të njoftohen edhe me kultura dhe të shohin ambiente të ndryshme .
Nxënësit pjesëmarrës të cilët e përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën e projekteve ISPRO -2015 janë:

  • Jeton Behluli & Esra Hyseini (MAC Lipjan ) – Medalje ari
  • Rina Sadiku & Aulona Hoxha (MAC Lipjan) – Medalje argjendi
  • Erjon Hoxha & Shkëlqim Kryeziu (MAC Gjakovë) – Medalje argjendi

photos