Monthly Archives: June 2015

Kolegji Mehmet Akif festoi maturën e 13’të

Kolegji Mehmet Akif që ndodhet në Lipjan festoi maturën e 13’të së diplomimit me një ceremoni madhështore ku morën mbi 2000 të pranishëm. Edhe këtë vit u diplomua me rezultate të larta një brez i ri të rinjsh të cilët patën mundësinë që gjatë viteve të diplomimit të mësonin në nivele të larta gjuhën Angleze dhe të merrnin pjesë dhe në provime TOEFL. Gjithashtu këto vite shkollore nxënënësit patën mundësinë të konkurojnë në emër të Kosovës në shumë olimpjada shkencore, kulturore duke sjellë 24 medalje. Duke dalë të parët nxënësit edhe shkollën e nderuan duke i shtuar në arkivin e saj të pacmueshëm 24 medalje ndër të cilat 7 ishin prej Ari, 10 të argjenta dhe 7 prej bronzi.
Këtë vit Kolegji Mehmet Akif e organizoi mbrëmjen në parkun përpara shkollës me një program të pasur me këngë dhe ceremoninë e diplomimit.
Gjatë programit Drejtori i Përgjithshëm i Kolegjeve Mehmet Akif Mustafa Erdem mbajti një fjalë rasti ku ndër të tjera theksoi ” Kjo mbrëmje e diplomimit përkoi dhe me 15-Vjetorin të Kolegjit Mehmet Akif. Sot pas 15 vitsh te ne janë rreth 2000 nxënës, por këtë sukses e kemi arritur duke bashkëpunuar me prindërit e nxënsëve. I falenderojmë përzemërsisht prindërit dhe institucionet e Kosovës për këtë bashkëpunim.”
Më tej nxënësit bënë parakalimin zyrtar me pishtar në dorë ku nuk mungoi dhe interesimi i familjeve të tyre duke i mbështetur. Pas parakalimit nxënësit morën një nga një diplomat nga mësuesit kujdestarë. Fundi i aktivitetit shënoi dhe lirimin e nxënsëve nga shkolla e mesme duke hedhur kapelet si simbolikë.

photos

Elona Sadiku Shkëlqen në Festivalin Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës 2015

Festivali  Ndërkombëtar, i  13-të i Gjuhës dhe Kultures,  e cila këtë vit është mbajtur në Romani  gjatë muajit maj,  bashkoi  mijëra nxënës me kulturë dhe ngjyrë të ndryshme nga mbar bota. Në mesin e tyre ishte edhe nxënësja e ISP-së Elona Sadiku e cila me këngën “Valsi i lumturisë” e zuri vendin e parë në grupin e vet.Kështu që fitoi të drejtën për pjesëmarrje në turne dhe  programe të ndryshme të organizuara  në Gjermani, Belgjikë, Senegal dhe në Shqipëri. Në  Belgjikë, Kryeministri , Charles Michel, i falënderoi të gjithë pjesëmarrsit si dhe shprehi kënaqësinë që ishte nikoqire e një organizimi kaq madhështor. Afro 350 nxënës të këtij festivali  morën pjesë në një program të veçantë i cili u shfaq për herë të parë në Parlamentin Evropian në prani të Kryetarit të Parlamentit Evropian  Martin Schulz në Bruksel .Në këtë  program të pranishëm ishin edhe shumë personalitete  të  tjera  të larta  të  cilët me një kënaqësi të madhe e shijuan çdo moment të saj.

INESPO 2015

Edhe këtë vit, ashtu sikur vitet e kaluara, nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në Garën Ndërkombëtare për Ambient të organizuar në Amsterdam të Holandës. Në Olimpiadën INESPO 2015, në mesin e 47 shteteve të botës dhe 121 projekteve, Kosova u paraqit me projektin: “Anode slime gained during electrolytic refining process of secondary copper anodes”, të punuar dhe prezentuar nga nxënëset e shkollës sonë, Anila Deva dhe Dijerrona Jakupi. Puna e palodhshme e nxënëseve tona u vlerësua lart nga ana e jurisë dhe në ceremoninë e mbylljes së INESPO 2015, e mbajtur në sallën e Concertgebouw në Amsterdam, u shpërblyen me medaljen e bronztë. Nxënëset tona u ndanë shumë të kënaqura nga kjo garë, dhe përveç çmimit ato përfituan dhe një përvojë të bukur e të paharrueshme nga Holanda.

Gjatë kësaj gare, nxënëset tona patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Hagës dhe gjithashtu Ambasadën e Kosovës në këtë qytet. Pastaj, vizituan edhe Miniaturën e Holandës “Madurodam”, fshatin “Zaanse Schans”, Muzeun Kombëtar të Artit dhe Historisë në Amsterdam “Rijksmuseum” dhe bënë një udhëtim me anije përeth Amsterdamit.

Falenderojmë nxënëset tona për punën dhe zellin e tyre, familjarët e nxënëseve për mbështetjten si dhe profesoreshën Ajsere Isufin për ndihmën e saj në çdo kohë.

photos

Sitting Plan for Matura Exam 2015

Dear 12 grades, in the link below you can find the sitting plan for Matura Exam 2015. This plan is done by “MASHT”.

Matura_Exam_Sitting_Plan

Matura Shtetërore 2015

Testi i maturës mbahet në dy ditë:

  • 06.06.2015 – pjesa e parë dhe
  • 20.06.2015 – pjesa e dytë.

Obligoheni të keni me vete letërnjoftimin.

Për më shumë kliko në “Read more”