Festivali Ndërkombëtar, i 13-të i Gjuhës dhe Kultures, e cila këtë vit është mbajtur në Romani gjatë muajit maj, bashkoi mijëra nxënës me kulturë dhe ngjyrë të ndryshme nga mbar bota. Në mesin e tyre ishte edhe nxënësja e ISP-së Elona Sadiku e cila me këngën “Valsi i lumturisë” e zuri vendin e parë në grupin e vet.Kështu që fitoi të drejtën për pjesëmarrje në turne dhe programe të ndryshme të organizuara në Gjermani, Belgjikë, Senegal dhe në Shqipëri. Në Belgjikë, Kryeministri , Charles Michel, i falënderoi të gjithë pjesëmarrsit si dhe shprehi kënaqësinë që ishte nikoqire e një organizimi kaq madhështor. Afro 350 nxënës të këtij festivali morën pjesë në një program të veçantë i cili u shfaq për herë të parë në Parlamentin Evropian në prani të Kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Schulz në Bruksel .Në këtë program të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të tjera të larta të cilët me një kënaqësi të madhe e shijuan çdo moment të saj.