INESPO 2015

Edhe këtë vit, ashtu sikur vitet e kaluara, nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në Garën Ndërkombëtare për Ambient të organizuar në Amsterdam të Holandës. Në Olimpiadën INESPO 2015, në mesin e 47 shteteve të botës dhe 121 projekteve, Kosova u paraqit me projektin: “Anode slime gained during electrolytic refining process of secondary copper anodes”, të punuar dhe prezentuar nga nxënëset e shkollës sonë, Anila Deva dhe Dijerrona Jakupi. Puna e palodhshme e nxënëseve tona u vlerësua lart nga ana e jurisë dhe në ceremoninë e mbylljes së INESPO 2015, e mbajtur në sallën e Concertgebouw në Amsterdam, u shpërblyen me medaljen e bronztë. Nxënëset tona u ndanë shumë të kënaqura nga kjo garë, dhe përveç çmimit ato përfituan dhe një përvojë të bukur e të paharrueshme nga Holanda.

Gjatë kësaj gare, nxënëset tona patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Hagës dhe gjithashtu Ambasadën e Kosovës në këtë qytet. Pastaj, vizituan edhe Miniaturën e Holandës “Madurodam”, fshatin “Zaanse Schans”, Muzeun Kombëtar të Artit dhe Historisë në Amsterdam “Rijksmuseum” dhe bënë një udhëtim me anije përeth Amsterdamit.

Falenderojmë nxënëset tona për punën dhe zellin e tyre, familjarët e nxënëseve për mbështetjten si dhe profesoreshën Ajsere Isufin për ndihmën e saj në çdo kohë.

photos