Kolegji Mehmet Akif festoi maturën e 13’të

Kolegji Mehmet Akif që ndodhet në Lipjan festoi maturën e 13’të së diplomimit me një ceremoni madhështore ku morën mbi 2000 të pranishëm. Edhe këtë vit u diplomua me rezultate të larta një brez i ri të rinjsh të cilët patën mundësinë që gjatë viteve të diplomimit të mësonin në nivele të larta gjuhën Angleze dhe të merrnin pjesë dhe në provime TOEFL. Gjithashtu këto vite shkollore nxënënësit patën mundësinë të konkurojnë në emër të Kosovës në shumë olimpjada shkencore, kulturore duke sjellë 24 medalje. Duke dalë të parët nxënësit edhe shkollën e nderuan duke i shtuar në arkivin e saj të pacmueshëm 24 medalje ndër të cilat 7 ishin prej Ari, 10 të argjenta dhe 7 prej bronzi.
Këtë vit Kolegji Mehmet Akif e organizoi mbrëmjen në parkun përpara shkollës me një program të pasur me këngë dhe ceremoninë e diplomimit.
Gjatë programit Drejtori i Përgjithshëm i Kolegjeve Mehmet Akif Mustafa Erdem mbajti një fjalë rasti ku ndër të tjera theksoi ” Kjo mbrëmje e diplomimit përkoi dhe me 15-Vjetorin të Kolegjit Mehmet Akif. Sot pas 15 vitsh te ne janë rreth 2000 nxënës, por këtë sukses e kemi arritur duke bashkëpunuar me prindërit e nxënsëve. I falenderojmë përzemërsisht prindërit dhe institucionet e Kosovës për këtë bashkëpunim.”
Më tej nxënësit bënë parakalimin zyrtar me pishtar në dorë ku nuk mungoi dhe interesimi i familjeve të tyre duke i mbështetur. Pas parakalimit nxënësit morën një nga një diplomat nga mësuesit kujdestarë. Fundi i aktivitetit shënoi dhe lirimin e nxënsëve nga shkolla e mesme duke hedhur kapelet si simbolikë.

photos