Testi i maturës mbahet në dy ditë:
- 06.06.2015 – pjesa e parë dhe
- 20.06.2015 – pjesa e dytë.
Obligoheni të keni me vete letërnjoftimin.
Për më shumë kliko në “Read more”
PROCEDURAT E PROVIMIT
- Provimi i Maturës organizohet më 06 qershor dhe 20 qershor 2015;
- Paraqitja e Provimit të Maturës bëhet më 13 – 27 maj 2015;
- Të dy pjesët e Provimit të Maturës organizohen në datat e caktuara më lart dhe fillojnë në orën 10:00, ndërsa maturantët duhet të jenë në orën 8:30 te Qendrat e Testimit;
- Provim zgjat 180 minuta, pa e llogaritur kohën e shpërndarjes së testeve dhe kohën e udhëzimeve teknike, të cilat do t’i merrni nga administruesit e Testit. Pra, testimi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:30;
- Veproni sipas udhëzimeve të administruesit të Testit;
- Plotësoni me kujdes Broshurën e Testit e sidomos Fletëpërgjigjen;
- Pagesa për Provimin e Maturës Shtetërore është 5 € (pesë euro) dhe bëhet përmes Bankave, me Fletëpagesë që merret në drejtorinë e shkollës.
MODELI I TESTIT
- Testi përmban pyetje të tipit të mbyllur, me zgjidhje të shumëfishta, me katër alternativa, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.
- Testi organizohet për dy (2) ditë:
Dita e parë:
- Testi përmban 120 pyetje nga lëndët e përgjithshme, Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Matematikë.
- Gjuhë amtare———————— 50 kërkesa
- Gjuhë angleze———————– 40 kërkesa
- Matematikë————————- 30 kërkesa
Dita e dytë:
- Testi përmban 80 pyetje nga lëndët e profilit përkatës arsimor.
III. Gjimnazi i Shkencave natyrore:
Dita e dytë: 80 kërkesa
- Matematikë ———————————-10 kërkesa
- Fizikë —————————————–20 kërkesa
- Kimi ——————————————-25 kërkesa
- Biologji —————————————25 kërkesa
DATA ME RËNDËSI:
Afati i Qershorit:
Provimi i Maturës Shtetërore, Dita e parë, më 06 qershor 2015
Provimi i Maturës Shtetërore, Dita e dytë, më 20 qershor 2015
- Publikimi i rezultateve, më 30 qershor 2015
- Ankesat e nxënësve, më 01–03 korrik 2015 në DKA
- Publikimi i rezultateve të ankesave, më 08 korrik 2015 (përfundon afati i qershorit)
# Kandidatët që nuk e paraqesin me kohë Provimin e Maturës Shtetërore, konsiderohet se kanë hequr dorë nga provimi.
Afati i Gushtit:
- Paraqitja e Provimit të Maturës Shtetërore, më 14 – 21 gusht 2015
- Provimi i Maturës Shtetërore, Pjesa e parë, më: 29 gusht 2015
- Provimi i Maturës Shtetërore, Pjesa e dytë, më: 05 shtator 2015
- Publikimi i rezultateve, më 15 shtator 2015
- Ankesat e nxënësve, më 16-18 shtator 2015
- Publikimi i rezultateve të ankesave, më 19 shtator 2015 (përfundon afati i gushtit)
ÇFARË NË DITËN E PROVIMIT?
Kandidatët duhet të:
- Jenë të pranishëm në Qendrën e Testimit, një orë e gjysmë para fillimit të testimit;
- Kenë me vete letërnjoftimin;
- Hyjnë brenda në kohën e caktuar, pas apelit të personit të autorizuar;
- Ulen sipas udhëzimeve të administruesit / personit të autorizuar;
- Kenë me vete një laps (jo me ngjyrë të kuqe);
- Kenë me vete një shishe me ujë të pijes;
- Plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në Fletëpërgjigje.
Kandidatëve u ndalohet të :
- Vonohen në provim
- Kenë telefon celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit;
- Ndërrojnë vendin pa lejen e administruesit.
- Kopjojnë në asnjë lloj forme;
- Pëshpërit apo të komunikojnë me të tjerët, në asnjë lloj forme;
- Dëmtojnë Fletëpërgjigjen, apo broshurën e testit;
- Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.
Kandidatëtë që nuk u përmbahen këtyre rregullave, do të largohen nga Provimi i Maturës.
UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FLETËPËRGJIGJES:
Të gjitha shënimet e kërkuara duhet të barten në Fletëpërgjigje, si p.sh.
Në rubrikën KODI I IDENTIFIKIMIT duhet shënuar kodin e komunës , kodin e shkollës e kështu me radhë.
MËNYRA E PLOTËSIMIT TË FLETËPËRGJIGJES:Në Broshurën e testit janë pyetjet me nga katër alternativa, prej të cilave vetëm njëra është e saktë. Përgjigjen që mendoni se është e saktë duhet rrethuar në test dhe të njëjtën duhet bartur në Fletëpergjigje.
Shembull: Pyetja e testit
Është dhënë vargu i numrave: 1, 3, 7, 15, 31,… Cili është numri vijues në vargun e dhënë?
- 67
- 65
- 63
- 61
Alternativa C është e saktë. E rrethoni atë në test dhe të njëjtën e ngjyrosni me laps grafit në Fletëpergjigje, në këtë mënyrë:
Përndryshe, do të konsiderohet gabim nëse plotësohet në formë tjetër, si p. sh.: apo
Duhet pasur kujdes që, përgjigjen të një pyetje të mos e vendosim në vendin e pyetjes tjetër. Duhet pasur kujdes që hijezimi i shënimeve të jetë i plotë.
Plotësoni me kujdes, sipas udhëzimeve, të gjitha të dhënat.
Lexoni me kujdes e pastaj shënoni vetëm njërën nga katër përgjigjet që konsideroni se është e saktë.
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me një pikë , ndërsa çdo përgjigje e pasaktë vlerësohet me zero pikë.
Pyetja e paplotësuar, gjithashtu vlerësohet me zero pikë.
Kini kujdes gjatë mbushjes dhe bartjes së përgjigjeve nga broshura e testit në Fletërgjigje, sepse vetëm Fletëpërgjigjet lexohen.
Përgjigjen e plotësoni në Broshurën e testit dhe të njejtën e bartni në Fletëpërgjigje.
P.sh: Nëse në test, për pyetjen numër konsideroni se alternativa C është e saktë, atëherë edhe në Fletëpëgjigje e plotësoni alternativën C.
Po ashtu, nëse për pyetjen numër 2 konsideroni se përgjigja e saktë është alternativa B, edhe në Fletëpëgjigje e plotësoni alternativën B. Shih figurën:
Pikë negative nuk ka.
Llogaritjet apo ndonjë shënim tjetër mund t’i bëni në Broshurë të testit e assesi në Fletëpërgjigje.