Kolegji “Mehmet Akif” zuri vendin e 4-të në International Mathematical Olympiad

Në garën International Mathematical Olympiad e cila u mbajt më 4-16 Korrik në Chiang Mai –Tajlandë nxënësja e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, Doruntina Sylejmani e zuri vendin e 4-të.

Në këtë garë e cila mbahet në nivel ndërkombëtar dhe është organizuar për herë të 15-të kanë marrë pjesë 104 vende të ndryshme të cilat janë përfaqësuar me ekipet e tyre prej 6 anëtarëve. Kësaj rradhe ekipin e Kosovës e udhëheqi nxënësja e Kolegjit “Mehmet Akif” e cila me këtë sukses ia solli Kolegjit dhe njëkohësisht Kosovës edhe një medale në nivel ndërkombëtar.

photos