Gara Kombëtare në Lëndën e Kimisë 7

Programi i garës:

Etapa e parë më 14 Nëntor 2015 e Shtunë

  • 08:30 – ardhja në shkollë;
  • 09:00 – hapja e programit;
  • 09:30 – vendosja nëpër klasa;
  • 10:00 – Provimi me shkrim;
  • 11:40 – shkuarja nga shkolla.

Aplikimi dhe pjesëmarrja

  • Të gjitha shkollat publike mund të marrin pjesë.
  • Pjesëmarrës do të jenë nxënësit e kl.8-të dhe të 9-të.
  • Numri i nxënësve pjesëmarrës nga kl.8-ta dhe të 9-ta do të jenë si në vijim:
    *për 1-2 paralele 2 nxënës; *për 3-4 paralele 3 nxënës;
    *për 4-5 paralele 4 nxënës; *për 6 ose për më shumë paralele 5 nxënës
  • Aplikimet bëhen në www.mackosova.com Duhet plotësuar formulari i aplikimit dhe duhet vendosur një fotografi personale.
  • Afati i fundit për aplikim është më 11 Nëntor 2015 e Mërkurë. Aplikimet që bëhen pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

Apliko tani!

Data dhe vendi i provimit:

  • Data e provimit (etapa e parë): 14 Nëntor 2015 e Shtunë
  • Vendi: International School Of Prishtina, Mehmet Akif College – Lipjan, Mehmet Akif College – Prizren, Mehmet Akif College – Gjakovë
  • Provimi fillon në orën: 10:00 h
  • Kohëzgjatja: 100 min.

Të dhënat për provim:

  • Niveli i provimit :
    – Për kl. e 8-ta: Njësitë mësimore të kl. 7-ta dhe 8-ta.
    – Për kl.e 9-ta: Njësitë mësimore të kl. 7-ta, 8-ta dhe 9-ta
  • Numri i pyetjeve: 50
  • Pyetjet do të jenë të përpiluara në gjuhën shqipe.
  • Pyetjet do të jenë me alternativa të shumëfishta.
  • Çdo pyetje do ti ketë pesë alternativa për përgjigje.

Rezultatet e provimit paraprak:

  • Publikimi i rezultatit do të jetë më 18 Nëntor 2015 e Mërkurë përmes internetit.
  • Rezultatet do të jenë në: www.mackosova.com
  • Poashtu nxënësit që kanë mbetur në finale (40 nxënës nga kl.8 dhe 40 nxënës nga kl. e 9-të) dhe shkolla e tyre do të informohen përmes telefonit.

Programi final:

  • Dita e provimit final më 26 mars 2016 e shtunë
  • Vendi: Mehmet Akif College – Lipjan
  • Detajet e Programit final mund t’i gjeni në web faqën tonë www.mackosova.com