Klasa 12D e filloi panairin ushqimor

Aktivitetet e këtij viti shkollor i  filloi   klasa 12D  bashkë  me kujdestaren e klasës Shemsije Tigani të cilët organizuan  një panair ushqimor  në  prag te festes  së  Kurban Bajramit.

Nxënësit  bashkë me kujdestaren  me shume dashuri dhe përkushtim  kishin përgatitur  ushqime të shumta dhe të lloj-llojshme . Ata i sollën në shkollë dhe gjatë gjithë ditës i shitën. Paratë e fituara nga shitja  do të ndahen për  familjet e varfëra për festën e KURBAN BAJRAMIT. . .

Nxënësit e klasës 12D ishin shume te entuziazmuar dhe krenarë per punën e tyre, sepse thelle në shpirtin e tyre  kultivohej dashuria dhe humanizmi për njerëzit që kanë nevojë.

Falenderojmë nxënësit dhe prindërit e tyre për pjesëmarrje  dhe kontributin e dhënë në këtë panair.

Thënia: “T’i ushqejmë të uriturit , t’i veshim të zhveshurit, t’i thajmë lotët e jetimit, ta ngushëllojmë të pikëlluarin!”, është moto e njerëzve humanë dhe e aktiviteteve të këtilla si i klasës 12D.

photos