Takim me poeten Xhevahire Izamku- Deputete në Parlamentin e Kosovës

Me datën 18.09.2015 Kolegjin Mehmet Akif e vizitoi znj.Xhevahire Izmaku me ftesën e prof.Shemsije Tiganit.Znj.Izmaku u prit nga drejtori i shkollësz.Hakan Colaker,zv.drejtori z.Gokan Aydemir dhe kryetarja e aktivit profesional të gjuhës shqipe prof.Lirie Zeqiraj.
Poetja u mirëprit edhe nga nxënësit e shkollës me një program të shkurtër por cilësor ,në sallën e kuqe.Nxënsja e klasës së 12D Flaka Fazlia i uroj mirëseardhje poetes dhe deputetës. Programin e hapën dy nxënëset e klasës 12B Eldiona Suliqi dhe Brisilda Osmani me një videoprojekt për jetën dhe veprën e autores.Programi vazhdoi me recitimin e shkëlqyeshëm të disa prej poezive të autores nga nxënësit Ferkije Përvetica 12A,Edon Budakova11D dhe Edona Ramadani11D.
Në fund të takimit nxënësit tanë nga publiku i parashtruan disa pyetje autores dhe mbetën shumë të kënaqur me përgjigjet të cilat i morën .
Pas bashkëbisedimit ajo vizitoi disa laboratorë të shkollës si të Matematikës,Fizikës,Kimisë dhe Gjuhës Shqipe, e shoqëruar nga drejtori i shkollës dhe profesoreshat e gjuhës shqipe.
Ajo i quajti nxënësit të privilegjuar që i ndjekin mësimet në këtë ambient me kabinete dhe kushte shumë të mira ,por edhe i këshilloi që të mësojnë sa më shumë dhe të arrijnë suksese të larta në mësime dhe në jetë.
Autorja na gëzoi pa masë ku disa prej botimeve të saj i solli si dhuratë për biblotekën e shkollës.
Me një falënderim special u largua duke na thënë se do të vinte prap për vizitë.

photos