Monthly Archives: October 2015

General Assessment Test

  • Testi i GAT-së do të mbahet në orën 2-të dhe 3-të, me daten 2 Nëntor, e hënë.
  • Rezultati i GAT-së do të shënohet si notë e kuizit.
  • Testi do të jetë 100 minuta dhe në 45 minutat e parë nuk lejohet dalja nga klasa.
  • Fletushkat do të mbesin tek nxënësit.
  • Në test do të përdoret lapsi i thjeshtë.
  • Gabimet të cilat do të paraqiten nga kodimi i përgjegjeve do të jetë në përgjegjësinë e nxënësve.

Vizitë në Alpet Shqipëtare

Ditën e shtunë me datë 03.10.2015 në kuadër të lëndës së Gjeografisë u organizua një ekskursion edukativ në veriun e Shqipërisë në liqenet Fierzë-Koman dhe Lumi Valbona.
Bukuritë e mahnitshme natyrore te kësaj pjese janë atraksioni kryesor turistik që tërheq shumë vizitor edhe nga vende të ndryshme të botës. Lartësia minimale fillon nga 1000m mbi nivelin e detit deri te maja më e lartë Maja Jezercë 2694m. Nxënësit patën mundësi të kënaqen me bukuritë natyrore, ajrin e pastër të maleve dhe me format e kombinuara relievore në luginën e Valbonës. Atraksion në vete ishte shëtitja me anije përgjatë liqeneve në lumin Drin, të rrethuar me male të larta ku thellësia e liqeneve arrin deri në 128m.
Fotografitë e realizuara nga vetë nxënësit i vërtetojnë këto pamje të mahnitshme të Alpeve Shqiptare.

photos

Exam Week Schedule