Vizitë në Alpet Shqipëtare

Ditën e shtunë me datë 03.10.2015 në kuadër të lëndës së Gjeografisë u organizua një ekskursion edukativ në veriun e Shqipërisë në liqenet Fierzë-Koman dhe Lumi Valbona.
Bukuritë e mahnitshme natyrore te kësaj pjese janë atraksioni kryesor turistik që tërheq shumë vizitor edhe nga vende të ndryshme të botës. Lartësia minimale fillon nga 1000m mbi nivelin e detit deri te maja më e lartë Maja Jezercë 2694m. Nxënësit patën mundësi të kënaqen me bukuritë natyrore, ajrin e pastër të maleve dhe me format e kombinuara relievore në luginën e Valbonës. Atraksion në vete ishte shëtitja me anije përgjatë liqeneve në lumin Drin, të rrethuar me male të larta ku thellësia e liqeneve arrin deri në 128m.
Fotografitë e realizuara nga vetë nxënësit i vërtetojnë këto pamje të mahnitshme të Alpeve Shqiptare.

photos