Monthly Archives: November 2015

Urime 28 Nentori Dita e Flamurit

Garat e Diturisё nё Lёndёn Gjuhё Shqipe dhe Letёrsi

Në javën e Gjuhës Shqipe nga Aktivi profesionist, profesoreshat: Shemsije Tigani, Hatifete Raçi, Hajrije Krasniqi dhe Lirie Zeqiraj, organizuan Garat e diturisë për të gjitha gjeneratat nga klasa e 10-të deri te e 12-ta, në nivel klasësh.

Garat përfshinin planprogramin e secilës gjeneratë, me nga 60 pyetje. Klasët përfaqësoheshin nga tre nxënës të dalur si më të mirët nga garat e organizuara më parë nga profesoreshat në nivel të klasëve.

Rezultati i garës për tri vendet e para për të gjitha gjeneratat është si më poshtë:

Klasët e 10-ta

  • Vendi i pare – 10 A
  • Vendi i dytë – 10E
  • Vendi i tretë – 10D

Klasët e 11-ta

  • Vendi i pare – 11F
  • Vendi i dytë – 11E
  • Vendi i tretë – 11 A

Klasët e 12-ta

  • Vendi i pare – 12D
  • Vendi i dytë – 12A
  • Vendi i tretë – 12B

photos

Prezantimi i Veprave Letrare

Më datën 16.11.2015, në kolegjin Mehmet Akif, u mbajtën prezantimet e disa veprave letrare të parapara në planprogramin mësimor. Salla e konferencave ishte hapësirë e përzgjedhur për prazantimin e veprave.
Puna e palodhshme e nxënësve me ndihmën e arsimtareve të Gjuhës Shqipe, Hajrije Krasniqi, Hatifete Raçi, ishte arsyeja e një prezantimi të suksesshëm.
Nxënësit nga klasa e dhjetё prezentuan veprat: – KANUNI I LEKË DUKAGJINIT; KËNGËT KRESHNIKE; HISTORIA E SKЁNDERBEUT; ILIADA: EPI I GILGAMESHIT: PROMETEU I MBЁRTHYER: BRETKOSAT.
Vendi i parё: Klasa e 10 D, me prezantimin e veprave: Epi iGilgameshit, Iliada, Komedia Hyjnore dhe Historia e Skёnderbeut
Nxënësit nga klasa e njёmbёdhjetё prezentuan veprat: HAMLETI, MAKBETHI, MBRETI LIR, DON KISHOTI, ROMEO E ZHULIETA, ANDROMAKA, FEDRA.
Nxënësit nga klasa e dymbёdhjetё prezentuan veprat: LAHUTA E MALCIS, ANDRRA E JETЁS, LUFTA DHE PAQJA, S’IKUR T’ISHA DJALЁ, VAJI I BYLBYLIT, Dr. GJILPЁRA.
Përkushtimi i fjalëve të librit u kuptua nga ndjenjat dhe emocionet që përcollën nxënësit.
Të gjithë nxënësit të cilët prezentuan u shpërblyen me ҪERTIFIKATA, me qëllim që nxënësit të lexojnë sa më shumë.
Me këtë aktivitet, nxënësit e kolegjit” Mehmet Akif”, kanë një porosi për të gjithë: Leximi është Ҁelësi i suksesit.

photos

Rezultatet e Garës në Lëndën e Kimisë 2015

Ju njoftojmë se në pyetsorin e klasëve 8-ta janë anuluar pyetjet 47, 48, 49 dhe 50 pasi që këto tema nuk janë zhvilluar në të gjitha shkollat pjesëmarrëse. Vendimi është marrë nga komisioni dhe vlerësimi i përgjithshëm është bërë në bazë të numrit të pyetjeve të mbetura.

Chemistry Competition 2015 – Questions – 8 grades

Chemistry Competition 2015 – Questions – 9 grades

Prezantim i Suksesshёm i Aktiviteteve Kulturore Artistike

Nё sallёn e madhe tё kolegjit “Mehmet Akif’, mё 12.11.2015, Prof. Hajrije Krasniqi, Prof. Hatifete Raҁi, Zv. Drejtori Mehdi Gashi, Prof. Kenan Tahiraga, Prof. Driton Tiku organizuan program tё begatё dhe tё larmishёm kulturor – artistik e muzikor me prezantimin e projektit shkencor, prezantimi i shkollës, këgë, valle, recitime dhe shfaqja e komedisё “Vёllazёri e interes”.
Prezantimi i projektit filloi me thёnien e Leonardo da Vinҁit, nga nxёnёsja e klasёs 10F, Devleta Murati, shoqёruar nё sfond me njё muzikё tё lehtё:
“O ti qё fle, thuamё ҁёshtё gjumi? Gjumi i pёrngjan vdekjes. Atёherё, pёrse nuk bёn vepra, nё mёnyrё qё edhe kur tё vdesёsh t’u pёrngjash tё gjallёve, ndёrsa ti je gjallё dhe u pёrngjan tё vdekurve tё trishtuar?”.

photos