Prezantim i Suksesshёm i Aktiviteteve Kulturore Artistike

Nё sallёn e madhe tё kolegjit “Mehmet Akif’, mё 12.11.2015, Prof. Hajrije Krasniqi, Prof. Hatifete Raҁi, Zv. Drejtori Mehdi Gashi, Prof. Kenan Tahiraga, Prof. Driton Tiku organizuan program tё begatё dhe tё larmishёm kulturor – artistik e muzikor me prezantimin e projektit shkencor, prezantimi i shkollës, këgë, valle, recitime dhe shfaqja e komedisё “Vёllazёri e interes”.
Prezantimi i projektit filloi me thёnien e Leonardo da Vinҁit, nga nxёnёsja e klasёs 10F, Devleta Murati, shoqёruar nё sfond me njё muzikё tё lehtё:
“O ti qё fle, thuamё ҁёshtё gjumi? Gjumi i pёrngjan vdekjes. Atёherё, pёrse nuk bёn vepra, nё mёnyrё qё edhe kur tё vdesёsh t’u pёrngjash tё gjallёve, ndёrsa ti je gjallё dhe u pёrngjan tё vdekurve tё trishtuar?”.

photos



Me video–projektor u shfaq nё mur fotoja e Homerit.
Nxёnёsit e klasёs 10A, prezantuan materialin qё lidh Homerin me Trojёn, i cili u shoqёrua me pamje filmike, qё janё regjistruar nё video–projektor dhe treguan pozicionin gjeografik tё Trojёs dhe shoqёruar me pamje, nxёnёsit treguan njё historik tё krijimit dhe tё pёrmbledhjes sё kёngёve tё Homerit, shkaqet e vёrteta tё luftёs sё Trojёs e cila ngjarje e pёrbёn konfliktin letrar nё vepёr.
Arsyeja e kёtij aktiviteti ёshtё se tё nxёnёt nuk ёshtё vёtёm tё marrёsh informacion por tё zgjerosh aftёsinё pёr tё prodhuar rezultate qё vёrtetё duam tё arrijmё nё jetё. Tё krijojmё aftёsi dhe njohuri tё bollshme e thelbёsore pёr arrritjen e ndryshimit tё suksesshёm. Fёmijёve tё sotёm u nevojiten aftёsi tё tjera nё mёnyrё qё tё arrijnё shprehi tё pёrgjegjshme mёsimi e pune. Tё jenё gjithpёrfshirёs e tё jenё krenarё pёr arritjet e tyre, tё kenё etikё tё pavarur dhe tё jenё tё motivuar.
Programi vazhdoi me recitime, kёngё, komedi e valle.
Tё pranishmit e shumtё nё sallёn ku zhvillohej programi dhe duartrokitjet e tyre tё pandёrprera na lumturuan pa masë.
Programi pёrfundoi me ndarjen e certifikatave nga Drejtori i shkollёs Z. Hakan Colaker, tё gjithё nxёnёsve tё cilёt kanё marrё pjesё nё program.