Prezantimi i Veprave Letrare

vepra

Më datën 16.11.2015, në kolegjin Mehmet Akif, u mbajtën prezantimet e disa veprave letrare të parapara në planprogramin mësimor. Salla e konferencave ishte hapësirë e përzgjedhur për prazantimin e veprave.
Puna e palodhshme e nxënësve me ndihmën e arsimtareve të Gjuhës Shqipe, Hajrije Krasniqi, Hatifete Raçi, ishte arsyeja e një prezantimi të suksesshëm.
Nxënësit nga klasa e dhjetё prezentuan veprat: – KANUNI I LEKË DUKAGJINIT; KËNGËT KRESHNIKE; HISTORIA E SKЁNDERBEUT; ILIADA: EPI I GILGAMESHIT: PROMETEU I MBЁRTHYER: BRETKOSAT.
Vendi i parё: Klasa e 10 D, me prezantimin e veprave: Epi iGilgameshit, Iliada, Komedia Hyjnore dhe Historia e Skёnderbeut
Nxënësit nga klasa e njёmbёdhjetё prezentuan veprat: HAMLETI, MAKBETHI, MBRETI LIR, DON KISHOTI, ROMEO E ZHULIETA, ANDROMAKA, FEDRA.
Nxënësit nga klasa e dymbёdhjetё prezentuan veprat: LAHUTA E MALCIS, ANDRRA E JETЁS, LUFTA DHE PAQJA, S’IKUR T’ISHA DJALЁ, VAJI I BYLBYLIT, Dr. GJILPЁRA.
Përkushtimi i fjalëve të librit u kuptua nga ndjenjat dhe emocionet që përcollën nxënësit.
Të gjithë nxënësit të cilët prezentuan u shpërblyen me ҪERTIFIKATA, me qëllim që nxënësit të lexojnë sa më shumë.
Me këtë aktivitet, nxënësit e kolegjit” Mehmet Akif”, kanë një porosi për të gjithë: Leximi është Ҁelësi i suksesit.

photos