Program në Mal Te Zi

Më 30 tetor 2015, u organizua një shëtitje në Mal të Zi, vizitë në familje të nxënësve tonë si dhe në organizim të nxënësve të kolegjit Mehmet Akif, prof. Hajrije Krasniqi, prof. Hatifete Raçi, prof. Kenan Tahiraga, në Plavë u kremtua denjësisht Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.
Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdha të Rilindjes sonë Kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët me heroizmin e tyre janë bërë pasuri kombëtare dhe janë më meritorët për gjatë gjithë historisë, për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë, ishin këto fjalë nga nxënësja e kolegjit “Mehmet Akif”, Rreze Gjonbalaj e cila e hapi programin festiv në Plavë.
Programi kulturor dhe artistik, për të pranishmit është përgatitur shumë i pasur dhe i larmishën me këgë, valle dhe recitime, komedi dhe prezentimi i shkollës.
Këtë manifestim e kishin nderuar me praninë e tyre edhe drejtori i fondit për pakica z. Safet Kutagiq, z. Ahmet Gjonbalaj kryetar i OJQ’’ Alpet Shqiptare’’dhe këshilltar në kuvendin komunal të Gucisë, drejtorë të shkollave, prof. Ismet Gjonbalaj, prof. Hasnije Gjonbalaj, prof. Shqipe Kukaj dhe z. Tahir Gjonbalaj i cili na ndihmoi rreth realizimit të programit, falënderime të përzemërta të gjithë juve per mikpritjen e bërë si dhe për dhurimin e 350 euro dhe disa pako me veshje për familjet e dëshmorëve në Kosovë.
Prania e shumë shikuesve dhe duartrokitjet e tyre na lumturuan pa masë.
Pas përfundimit të programit vazhdoi shëtitja në Plavë, një vend me bukuri të rralla natyrore, Liqeni i cili ishte një perlë e natyrës dhe Gucinë, vendlindjen e Ali Pashë Gucisë.

photos