Dita e Flamurit – Festë në Kolegjin “Mehmet Akif”

28nentor

Në shkollën tonë është bërë traditë që të organizohen festa madhështore në ditët e veçanta kombëtare dhe ditët tjera të rëndësishme.
Në kuadër të javës së Gjuhës Shqipe e cila filloi më 23 nëntor dhe përfundoi më 28 nëntor u zhvilluan shumë aktivitete edukativo-arsimore dhe kulturore.
Aktiviteti më madhor dhe më dinjitoz ishte Programi artistik për nder të Ditës së Flamurit, i cili u organizua nga dy profesoreshat e gjuhë shqipe Shemsije Tigani e Lirie Zeqiraj, me nxënësit e klasëve të 11-ta dhe 12-ta nën përkrahjen e pakursyer të drejtorit të shkollës Hakan Çolaker.
Për këtë ditë të veçantë shkolla u zbukurua me flamuj kombëtarë në çdo cep të saj , me projekte me përmbajtje historike dhe arsimore si dhe u hap ekspozita me temë:
“Veshjet kombëtare dhe tradicionale të të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët”
Atmosferën e gjallëroi programi festiv me këngë të bukura, valle popullore dhe recitime artistike. Programin e hapi Kryetarja e Aktivit të gjuhës shqipe, Lirie Zeqiraj me një fjalim pëshëndetës dhe urues për Ditën e Flamurit, për të gjithë mysafirët prezentë në sallë.
Në qendër të programit ishte komedia e njohur e Molierit “I sëmuri për mend”, në të cilën luajtën nxënësit e klasëve të 11-ta dhe 12-ta.
Amfiteatri i shkollë sonë u mbush me shumë prindër, arsimtarë të shkollave publike dhe mysafirë të tjerë.
Të gjithë mbetën të mahnitur me aktrimin e nxënësve të cilët luajtën në shfaqje sikurse të ishin aktorë profesionistë.
Me vargje patriotike dhe me një recitim artistik u paraqit mxënësi i kl. së 11-të Edon Budakova i cili bashkë me Flaka Fazliun ishin edhe moderatorë të programit.

Programi u mbyll me zërin e bukur të nxënëses sonë Anita Syla me tekstin e këngës “Kuq e zi” dhe vallen e grupit të vajzave të valles nën tingujt e po të njëjtës këngë, e cila solli një atmosferë të ngrohtë me shumë ritëm dhe emocione patriotike.

Festa u përmbyll rreth dy sofrave të shtruara njëra me ushqime tradicionale shqiptare dhe tjetra me ato turke si dhe me koktejin e organizuar nga drejtori i shkollës dhe dy profesoreshat e gjuhës shqipe.
Të gjithë mysafirët u shprehën të fascionuar me programin, organizimin dhe atmosferën festive të shkollës sonë.
Edhe njëherë: Kolegji “MEHMET AKIF” jua uron të gjithë shqiptarëve DITËN E FLAMURIT!

 

Komedia “I Sëmuri Për Mend” – Molieri- Shfaqet Në Kolegjin “Mehmet Akif”

photos

Në shkollën tonë, profesoreshat Shemsije Tigani dhe Lirie Zeqiraj, bashkë me nxënësit e klasëve të 11-ta dhe 12-ta e përgatitën komedinë e njohur të Molierit “I sëmuri për mend”. Në realizimin e kësaj komedie u punua më shumë se një muaj krahas mësimit dhe aktiviteteve të tjera.
Nxënësit treguan një gadishmëri, vullnet dhe përkushtim të paparë në mësimin përmendësh të tekstit dhe angazhimet e tjera, por nuk mungoi edhe puna e palodhshme e profesoreshave rreth motivimit të pafund deri në realizimin final të komedisë e cila erdhi e përgatitur pothuajse deri në nivelin më të lartë artistik në programin artistik të organizuar për Ditën e Flamurit.
Nxënësit treguan një profesionalizëm të paparë secili në rolin e vet si aktorë të vërtetë të teatrit.
Prindërit i shikonin dhe nuk besonin se janë fëmijët e tyre ata të cilët aktronin në skenë dhe pas përfundimit i shfaqën mendimet dhe impresionimet e tyre të pafund për fëmijët e tyre, por duke mos i harruar as profesoreshat dhe përkrahjen e shkollës.
Skenogrania u përashtat sipas skenarit të komedisë në harmoni të plotë me tekstin, kurse gaderoba ose veshjet ishin sipas roleve dhe periudhës në të cilën është shkruar vepra.
Me këtë rast e falenderojmë Drejtorin e Teatrit Kombëtarë të Kosovës për mbështetje dhe ndihmën e madhe që na e dha duke na i huazuar veshjet për shfaqje nga teatri.
Komedia “I sëmuri për mend” e shfaqur në amfiteatrin e shkollës ishte një nga ngjarjet më të arrira kulturore dhe artistike të shkollës!

Aktorët pjesëmarrës
Ilir Deva – Argani (i sëmuri për mend)
Rrezearta Jahiu – Tuaneta (shërbyesja)
Andra Mustafa – Belina (gruaja e Arganit)
Erudit Qerimi – Kleanti (i dashuri i Anzhelikës)
Ardian Kaçaniku – Zoti Bonëfua(noteri)
Ardita Limani – Zonja Pyrgon (Doktoresha)
Anita Bekteshi – Anzhelika (e bija e Arganit)
Dorina Kapuqi – Luizona (vajza e vogël)
Shpëtim Thaçi – Beraldi (vëllau i Arganit)
Arion Rexha – Zoti Diafarys (mjek)
Art Jaha – Tomas Diafarys (i biri i mjekut)
Djellza Musmurati – Zonja Flëran (farmacistja)
Adea Koci – Shërbëtorja 1
Mimoza Telaku – Shërbëtorja 2