Java e Gjuhës Shqipe

javaShqipe

Në kuadër të aktiviteteve kulturore në shkollën tonë dhe festës së bukur të flamurit nga data 23 -28 nëntor shënohet JAVA E GJUHËS SHQIPE e organizuar nga Aktivi profesional i gjuhës shqipe.

Java nisi me garat e diturisë për klasët e 10-ta, 11-ta dhe 12-ta.
Pastaj do të vazhdojë me prezentimin e temave të ndryshme nga gramatika, letërsia dhe veprat letrare.

Meqë ky muaj është muaj i kulturës dhe traditave shqiptare, të enjten do të hapet edhe ekspozita me foto të veshjeve tradicionale shqiptare të të gjitha trojeve ku flitet dhe jetohet shqip.

Një prirje dhe talent të veçantë nxënësit kanë treguar në aktrim, prandaj është punuar shumë që në skenë të vihet komedia e njohur e Molierit “I sëmuri për mend”

Java do të përmbyllet me programin artistik festiv me këngë, valle e recitime për nder të Ditës së Flamurit.

Gjithë madhështinë e festës do ta plotësojë edhe sofra e begatshme me ushqimet tradicionale shqiptare.

Për të gjithë: URIME FESTA E FLAMURIT!