Nga Teoria në Praktikë

chem

Të shtunën, me 5 dhjetor në ora 09:00, Kolegji “Mehmet Akif”, në Lipjan, hapi dyert për finalistët e Olimpiadës nga lënda e Kimisë, e mbajtur një muaj më pare.
Finalistët shoqëroheshin nga mësimdhënësit dhe prindërit. Në fillim ata u njoftuan me planprogramin e ditës të hartuar nga aktivi i lëndës së kimisë.
Nxënësit u ndanë në katër grupe dhe shkuan në klasë të përgatitura paraprakisht; u improvizuan kushtet e kabinetit të kimisë.
Nxënësit në klasë prap u ndanë në nga katër grupe dhe nënkujdesjen e profesorëve të MAC-ut i punuan eksperimentet e përzgjedhura nga planprogramet e shkollave publike për klasët 8-të dhe 9-të.
Nxënësit u ndanë me përshtypje të jashtëzakonshme nga përvoja e fituar laboratorike dhe shprehën kënaqësi që prap do të jenë pjesë e një organizimi të ngjashëm që do të mbahen më 06.02 – 27.02.2016

photos