TV KLAN flet për sukseset e Kolegjit “Mehmet Akif”

wazzup

Më 17 dhjetor nxënëset e shkollës sonë nën koordinimin e prof. Lirie Zeqiraj ishin mysafire në programin për të rinjë Wazzup me moderator Enur Pakashtica dhe Irma Xhema për të treguar për rrugëtimin e tyre të suksesit nëpër festivalet e gjuhëve dhe të kulturës nëpër botë.
Në studiot e TV KLANIT ishin: Anita Syla, Elona Sadiku, Rrita Thaqi dhe Albana Kastrati.
Ato rrëfyen për sukseset e arritura në fushën e këndimit nëpër gara dhe festivale të ndryshme kulturore nëpër botë.
Rrëfimet e tyre ishin shumë interesante duke pasur parasysh eksperiencat e veçanta nëpër të cilat kanë kaluar si njoftimi me traditat dhe kulturat e vendeve të vizituara, njohjeve me njerëz të shumë vendeve, shoqërimi me ta dhe pastaj vështirësia për t’u ndarë nga ta dhe sidomos emocioni i skenave të mëdha dhe gjigande nëpër të cilat patën fatin që nëpërmjet Kolegjit “Mehmet Akif” t’i përjetonin.
Një moment i bukur i emisionit ishte këndimi i drejtëpërdrejtë në studio, në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe anglisht, i cili dhuroi shumë emocione për të gjithë dhe i mahniti stafin e TV Klanit zëri dhe këndimi i bukur i vajzave.
Nxënëset tona e falenderuan pafundësisht Kolegjin “Mehmet Akif” i cili i ndihmoi dhe i përkrahu në rrugën drejt suksesit, profesorët e shkollës dhe sidomos profesoreshën e gjuhës turke JASEMIN KARABINA, e cila punoi shumë me të gjitha dhe është meritore për suksesin e tyre.