Yearly Archives: 2016

“Princeton University” në Amerikë i Hapë Dyert për Nxënësen e Kolegjit “ Mehmet Akif”

Doruntina Sylejmani, e cila ia solli medaljen e parë ndërkombëtare Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në korrik të këtij viti nga Hong-Kongu, pas deklaratës së “Princeton University” se: “She looks like someone that the Math Department would love to have”, tanimë edhe zyrtarisht e ka marrë konfirmimin se mund t’i vazhdojë studimet me bursë (95%) në këtë universitet.
Pranimi i Doruntinës në këtë universitet është kurorëzim i punës së saj të palodhshme bashkë me mbështetjen e mësimdhënësve. Suksesi i saj nuk e bënë krenare vetëm familjen e saj dhe kosovarët, por edhe Kolegjin “Mehmet Akif”, në të cilin Doruntina me bursë 100% i përfundoi mësimet e shkollës së mesme.
Si shumë nxënës të tjerë të gjeneratave të para të Kolegjit “Mehmet Akif” që kanë studiuar jashtë vendit, ashtu edhe Doruntina Sylejmani do të jetë shembull i suksesit dhe inspirim për gjeneratat e ardhshme.
Kolegji “Mehmet Akif “ Doruntines i uron fat, shëndet dhe shumë suksese gjatë studimeve!

Vizitë në Klan Kosova

Nxënësit e klasës 11C, së bashku me kujdestaren Prof. Hajrije Krasniqi, ishin për vizitë në Klan Kosova.

Arsyeja e kësaj vizite është që nxёnёsit të krijojnë aftësi dhe njohuri të bollshme e thelbësore për arritjen e ndryshimit të suksesshëm

Fëmijëve të sotëm u nevojiten aftësi të tjera në mënyrë që të arrijnë shprehi të përgjegjshme mësimi e pune. Të jenë gjithëpërfshirës e të jenë krenarë për arritjet e tyre, të kenë etikë të pavarur dhe të jenë të motivuar.

Takimi me drejtorin e përgjithshëm z. Baton Haxhiu, ishte një kënaqësi e veçantë, ku na prezantoi me pak fjalë e shumë dashamirësi për historinë e Klan Kosova, se si rruga për të bërë diçka të tillë nuk ishte e lehtë, me punë e shumë përkushtim mund të fitojmë atë të cilën e dëshirojmë, këto ishin disa nga fjalët e z. Baton Haxhiu.

photos

Urime Argona!

Urojmë nxënësen e klasës 12 të kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, Argona Kuçi, për suksesin e treguar në provimin “TOEFL” (116 pikë nga 120 pikë).
Shpresojmë se ky sukses i Argonës të vazhdojë edhe gjatë studimeve në të ardhmen.

Nxënësit tanë e shpërfaqin talentin e tyre

Fillimisht i falënderojmë të gjithë kandidatët pjesëmarrës të të gjitha kategorive të cilët treguan një performancë të lartë me paraqitjet e tyre.
Përzgjedhja e finalistëve në nivel të Kolegjeve “Mehmet Akif” që funksionojnë në Banullë- Lipjan, Prizren dhe Gjakovë si dhe International School of Prishtina –ISP për “MAC TALENT 2016” është bërë nga data 13 tetor deri më 3 dhjetor.
Të shtunën më 3 dhjetor, në sallën e kuqe të Kolegjit”Mehmet Akif” në Prizren u mbajt programi final i MAC-TALENT-it në të cilën morën pjesë 36 kandidat. Performansa e lartë e garuesve u vlerësua nga juria në sallë.
Shpërblimi i këtyre nxënësve dhe i tërë pjesëmarrësve është bërë në të njejtën ditë. Sipas vlerësimit të jurisë në vendet e para u rradhitën:

  1. Dren Neziri (magic)
  2. Eda Vllaço (piano) / Albana Kastrati (singing) / Art Hoxha (dancing)
  3. Mustafa Çolaker & Talha Karabina (beatbox) / Aurora Saraçi (singing)
  4. Krenare Qatani (drawing)
  5. Elsa Kastrati & Naz Pacollari (dancing)

Mirëpo kjo garë nuk përfundoi me kaq pasi që kandidatët u vlerësuan edhe me vota online i cili zgjati një javë dhe në tre vendet e para i solli:

  • Vendi i parë: Aurora Saraçi me “990 like”
  • Vendi i dytë: Rika Zeqiraj me “939 like”
  • Vendi i tretë: Lavdie Ahmedi me “447 like”

Shpërblimi për këta fitues do të jepet nga Drejtoritë e shkollave.

Për vlerësimin online janë marrë parasysh votimet deri më datën 12.12.2016, ora: 09:20

Exam Week Schedule

 

2016_12_examweek