Njoftim

Slider

Njoftohen të gjithë prindërit dhe dashamirët se për herë të tretë me radhë do të mbahet MACPRO – Olimpiada e Projekteve Shkencore në të cilën nxënësit tanë praktikojnë njohuritë e fituara teorike në fushën e shkencës dhe të hulumtimeve.

Qëllimi kryesor i MACPRO-së është sensibilizimi i të rinjve për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit ku jetojmë. MACPRO fillon ditën e premte më 29.01.2016 për të vazhduar deri më 30.01.2016. Njëherit ju ftojmë që të merrni pjesë në finalën e cila do të mbahet të shtunën më 30 janar, në orën 12:00, në Sallën Sportive të International School of Prishtina-ISP

Ju mirëpresim!