Monthly Archives: February 2016

Dita e Pavarёsisё Nё Kolegjin “Mehmet Akif”, U Shenua me Program tё Begatё Kulturor– Artistik

Nxёnёsit e kolegjit “Mehmet Akif’,  mё 16.02.2016, Banullё, nё bashkëpunim me Prof. Hajrije Krasniqi, Prof. Hatifete Raҁi, Zv. Drejtori Mehdi Gashi,  Prof. Kenan Tahiraga, Prof. Driton Tiku organizuan njё program tё begatё dhe tё larmishёm kulturor – artistik e muzikor, pёr nder tё Ditёs sё Pavarёsisё.

Prezantimi i dokumentarit, këgë, valle, recitime dhe shfaqja e  dramës, “Bryma e Vdekjes”, ishin pikat kryesore tё Programit.

‘‘Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash, ndaj hero dhe dëshmorë  me heroizmin e tyre janë bërë pasuri kombëtare dhe janë më meritorët për gjatë gjithë historisë, për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonё’’, me kёto fjalё e hapi programin artistik nxёnёsja,  Suana Selmani.

Kёtё manifestim e nderuan edhe prania e Drejtorit tё Drejtorisë për Arsim,Lipjan,  z. Rasim Hasani me bashkёpunёtorёt e tij.

Të pranishmit e shumtë nё sallёn ku zhvillohej programi dhe  duartrokitjet e tyre tё pandёrprera na lumturuan pa masë

photos

Vizitë te Kampionja e Xhudos Majlinda Kelmendi

Një delegacion i nxënësve të Kolegjit “Mehmet Akif” i drejtuar nga profesoresha e edukatës fizike znj. Filloreta Azemi vizituan kampionen e xhudos në botë, Majlinda Kelmendi në klubin më të suksesshëm sportiv “Ipon” në Pejë, klub ky i cili në vazhdimësi Kosovës po i sjell suksese të njëpasnjëshme, nga e gjithë bota. Qëllimi i vizitës ishte që ta përgëzojnë Majlinden për sukseset e saj.
Gjatë vizites xhudistja e njohur ishte duke u stërvitur. Nxënësit nuk deshën t’i merrnin shumë kohë, por me një dhuratë sembolike e përgëzuan për sukseset e arritura.

photos

BEHU PJESË E VOTIMIT EDHE TI!

Janë përzgjedhur këngët që do t’i përfaqësojnë shkollat tona në garën e këndimit e cila organizohet në kuadër të Festivalit Kulturor dhe Gjuhësor 2016, në nivel të kolegjeve “Mehmet Akif” në Kosovë. 8 këngëtarët finalistë mund t’i dëgjoni në facebook dhe web-faqet e shkollave tona. Presim nga ju që ta pëlqeni (like) këngën tuaj të preferuar. Për dy këngëtarët më të pëlqyera do të merren parasysh pëlqimet e juaja vetëm në web faqet tona

si dhe nga juria profesioniste do të shpallen fitues të garës. Fituesit do të shpërblehen të shtunën, më 27 shkurt, në Festivalin Kulturor dhe Gjuhësor i cili këtë vit do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.

Ju faleminderit për bashkëpunim!

Gezuar Pavarsia

Ju Urojmë 8 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!