Fituesit e “MACPRO 2016” u Pritën nga Ministri Agani

FeridAgani

Të enjten më 11 shkurt, zv. Drejtori i përgjithshëm i Kolegjeve “ Mehmet Akif” Z. Yusuf Karabina, drejtori i Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan Z. Hakan Çolaker dhe një grup nxënësish vizituan Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Ferid Agani.

Gjatë vizitës ministri Agani, nga nxënësit fitues u informua rreth olimpiadës “MACPRO”, e cila u organizua në kuadër të kolegjeve “Mehmet Akif”. Këta nxënës me projektet e tyre do ta përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare.

Ministri Agani shprehi kënaqësinë dhe gadishmërinë e tij për mbështetjen e organizimeve të tilla që ndikojnë në vetëdijesimin e gjeneratave të reja për mbrojtjen e ambientit.

photos