Mikpritje e Ngrohtë për Ambasadoren Viets në ISP

german

Ambasadorja gjermane Angelika Viets të enjten vizitoi shkollën “INTERNATIONAL SCHOOL PRISHTINA (ISP) që është pjesë e rrjeteit të kolegjeve Mehmet Akif me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit të cilët e pyetën ambasadoren për edukimin në Gjermani dhe mendimin e saj për Kosovën, Gjatë bashkëbisedimit për nder të ambasadores një nxënëse e kolegjit ISP peformoi një këngë në gjuhen gjermane duke i rënë njëkohësisht dhe pianos.
Ambasadorja më tej ju tregoi nxënësve informacione rreth punës së saj dhe foli shkurtimisht për karrierën personale. Duke ju përgjigjur pyetjes së një nxënësi se cfarë mendim kishte për Kosovën Viets tha se I pëlqente shumë ushqimi tradicional dhe se kishte gjetur një mikpritje në këtë shtet, Pas bashkëbisedimit Ambasadorja më mësuesit vizitoi dhe disa ambiente të shkollës ISP duke ngelur e kënaqur nga cilësia modern dhe kushtet e mira. Në ambientet e fushës të basketbollit që është një ndër fushat më të mira në Kosovë një grup vajzash kercyen një këngë popullore shqiptare.
Më tej vizita vazhdoi me nje dreke private e rrethuar nga disa nxënës dhe drejtorë të shkollës. Ambasadorja asnjëhere nuk harroi të falenderohet për mikpritjen e shkollës.

photos