Mysafiri Jonë: Z. Arian Zeka Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

ArianZeka

Të premtën më 12 shkurt, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka ishte i ftuari i Drejtorisë së Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan.

Seminari i cili ishte qëllimi i kësaj vizite u ofroi një mundësi të mirë nxënësve tanë që të parashtrojnë pyetje të ndryshme në fushën e ekonomisë. Krahas përgjigjjeve që i dha kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Z.Zeka gjatë fjalimit të tij e theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit ekonomik për vendin tonë.

Pas shetitjes nëpër objektin shkollor dhe drekës të shoqëruar me drejtorinë e shkollës, Z.Arian Zeka shprehu vullnetin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gjithashtu e falënderoi shkollën për mikëpritjen e ngrohtë.

photos