Shkencëtarët e rinj Kosovarë testuan njohuritë në olimpiadën MAC

macpro

Nxënësit e kolegjeve Mehemt Akif në Kosovë patën mundësinë të testonin njohuritë e tyre në  fushën e shkencave natyre dhe shoqërore duke marrë pjesë në olimpiadën MACPROJECT e zhvilluar nga Institucionet Gulistan Kosova. Me mbi 250 projekte me dhjetra nxënës konkuruan gjatë 2 ditëve në fushat e Dizanji Industrial; Mjedis; IT dhe Shkencat Shoqërore. Gjatë olimpiadës që u zhvillua në ambientet e shkollës private International School Prishtina (ISP) projektet u vlerësuan nga një grup profesorësh të fushave përkatëse.

Vlen të theksojmë faktin se shumë nxënës kishin marrë si bazë gjëndjen dhe problematikat e Republikës së Kosovës dhe me idetë e tyre shpalosën projetet se si mund ti zgjidhin këto probleme. Nxënësi i shkollës Mehmet Akif në Lipjan Erblin Jashari duke shpjeguar projektin e tij theksoi “Sot po marr pjesë në garë duke paraqitur idenë time se si mund ta riciklojmë Antifrizën nëpërmjet makinerisë BE 55 C. Kjo është një iniciativë e imja sepse edhe vetë vij nga zona e Obiliqit dhe e kuptoj se sa i ndotur është ambienti. Prandaj me këtë projekt dëshiroj të ndihmoj në ambient duke kontribuar për vendim tim e Kosovën.” Por në projektet e shumta kishte dhe nga ato ide që në të ardhmen mund të bëhen projekte ndërkombëtare. Vesa Zeneli dhe Enes Hardoviq duke falenderuar shkollën Mehmet Akif për kushtet e përshtatshme shpjeguan se projekti i tyre mund të kontribonte në trafik. Dy nxënësit kishin formuar një sensor që mund të fiki dritat e gjata në mënyre automatike të automjeteve gjatë natës. Nxënësit shpjeguan se ” Duke e vendosur sensorin në automjet atëherë  në momentin që dritat e makinës të makinës në anën e kundërt bien në kontakt me automjetin tonë sensori i fik automatikish dritat e gjata duke mos ndikuar te vozitësi përballë”

Photos

Results

 

Shpallja e çmimeve fituese u organizua me ceremoni ku morën pjesë Ministri i Drejtësisë të  Kosovës z. Hajredin Kuqi, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës, Drejtori i Përgjithshëm Institucioneve Arsimore “Gulistan” z. Mustafa Erdem, mësues dhe prindër të nxënsëve. Duke falenderuar organizatorët e olimpiadës Hajredin Kuqi në një fjalë rasti tha se ndihet shumë i lumtur që shoh ide të mira dhe njerëz të mirë në këtë vend. Ministri u dha pllakatë falenderimi pjestarëve të jurisë që për 2 ditë me radhë testuan nxënësit. Gjithashtu përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit u dhanë çmimet nxënsëve fitues.

Nëndrejtori i Mehmet Akif Jusuf Karabina pasi falenderoi të pranishmit tha se ky është viti i 3’të që organizojnë një olimpiadë shkencore. Drejtori u shpreh i lumtur që viti i parë filloi dhe 48 projekte dhe vetëm pas 3 vitesh numri i projekteve shkoi në 250. Ai premtoi që do të vazhdojnë të kontribojnë për shkencën me anë të shkollave Mehmet Akif në gjithë territorin e Kosovës. Gjithashtu tha se nxënësit fitues do të kenë mundësinë të marrin pjesë me idetë e tyre në olimpiadat ndërkombëtare në Amerikë, Holandë, Turqi dhe Indonezi. Gjatë ceremonisë disa nga nxënësit performuan me këngë popullore bashkëkohore dhe valle të shumta. Gjithashtu një mesues ju tregoi të pranishmëve disa eksperimente kimike.