Monthly Archives: March 2016

“Përgatitja e liderëve të së ardhmës”

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në një bashkëbisedim me maturantë të kolegjit Mehmet Akif Lipjan i këshilloi nxënësit në cilësinë e ministrit duke shprehur që kur të aplikojnë në universitet të zgjedhin një universitet cilësor. Këshilla e dytë e ministrit për maturantët ishte që të zgjedhin një universitet që lidhet me kolegjin ose profilin përkatës dhe që në të ardhmen të sigurojnë punë më lehtësisht. Ministri Bajrami gjatë fjalimit ju premtoi nxënsëve përkrahje gjatë këtij proçesi.

Sot në mesditë Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami vizitoi ambientet e kolegjit Mehmet Akif Lipjan. I shoqëruar edhe nga stafi ministri u mirëprit nga drejtuesit dhe mësuesit e kolegjit Mehmet Akif. Në vijim të vizitës Bajrami vëzhgoi disa projekte shkencore në fushën e kimisë, fizikës e teknologjisë që kishin përgatitur nxënësit. Gjithashtu një mësues i tregoi ministrit mënyrën dhe mjetet teknologjikë që përdor gjatë shpjegimit të mësimit.

Më tej Ministri Bajrami i shoqëruar në tryezë nga Drejtori i Përgjithshëm i Kolegjit Mehmet Akif Mustafa Erdem zhvilloi një bashkëbisedim më maturantët të cilët i drejtuan disa pyetje. Në fjalën e tij ndër të tjerash ministri shprehu “Jemi shumë të kënaqur që kemi provuar shumë gjenerata të Kolegjit Mehmet Akif. Nga këtu sot kemi shumë njerës që janë liderë në fushën e politikës, biznesit dhe vendimarrjes. Jemi të sigurt që kjo punë që bëhet në këtë kolegj siguron cilësi në sistemin arsimor. Unë vizitova disa kabinete, isha te kabineti i fizikës, kimisë, matematikës, degjova dhe një arsimtar dhe mendoj që është një model jashtëzakonisht i mirë i mësimit,dijes, përgatitjes së njërsëve si liderë të së ardhmes. Jam i sigurt që brenda kësaj shkollë merrni njohuri cilësore”.

I pyetur nga një nxënës për nostrifikimin e diplomave kosovare në Shqipëri ministri shprehu “Tani ju keni brenda Kosovës mjaft universitete të mira si vendore e ndërkombëtare. Keni universitete publike, kolegje private dhe aq mundësia janë në rajon e Shqipëri. Ne këto ditë kemi vendosur të pranojmë, njohim të gjitha diplomat e kolegjeve që janë të ligjshme në Shqipëri. Para disa ditëve ne kemi filluar me i pranu aplikacionet. Duhet me kriju një lëvizje të lirë së studentëve e pranimit të diplomave. Por mendoj që mundësitë ku do të zgjedhni universitetin janë jashtë zakonisht të mira”

Në bashkëbisedim këshilltari i ministrit Bajrami ju shpjegoi nxënsëve se provimet do të mbahen në qershor. Ai në fjalën e tij tha “Pjesa e parë e provimeve të maturës do të mbahet në 4 qershor dhe pjesa e dytë më 18 qershor. Risi tjetër është se në afatet e kaluara,pjesa e përgjithshme që do të thotë gjuha amëtare, angleze e matematika ka qenë 120 pyetje. Por mbi bazën e asaj që kemi kontaktu në terren kemi bërë një ndryshim që pjesa e parë do të ketë 100 pyetje e pjesa e dytë do të ketë 80 kërkesa. Këto janë ndryshimet kryesore”

Në përfundim ministri me stafin e tij u mirëprit në një drekë nga drejtori i shoqëruar nga mësues dhe nxënës.

photos

Boys’ Volleyball Tournament

Final: 11E vs. 11C
Winner: 11C

photos

Krosi Pranveror Prishtina 2016

Shoqata e Pedagogeve tē Ed.Fizike ne bashkëpunim me Federata Atletike E Kosovës ishin organizator te Krosit Pranveror Prishtina 2016. Pjesmarrēs ishin 43 shkolla Fillore dhe tē Mesme të Prishtinës. Nxënësit e kolegjit Mehmet Akif u paraqitën denjësisht ku nxënesi Andi Sermaxhaj 10A zuri vendi e parë ne vrapimin 1000m pr shkollat 10ta dhe 11ta.

photos

Kolegji “Mehmet Akif” i Shpërbleu më të Mirët!

Të shtunën, më 26 mars u mbajtën garat finale në lëndën e Gjuhës angleze dhe të Kimisë.

Në bazë të statistikave të bëra nga Kolegji “Mehmet Akif” numri i pjesëmarrësve në garën e gjuhës angleze ishte rreth 2043 nxënës prej 368 shkollave, ndërsa në garën e kimisë morën pjesë rreth 1561 nxënës prej 318 shkollave.

Sipas rezultateve të garës së gjuhës angleze, me mesataren më të lartë doli SHFMU “Faik Konica” nga Prishtina, ndërsa në garën e kimisë, shkolla me mesataren më të lartë doli SHMU “Nazim Hikmet” nga Gjilani.

Pjesëmarrësit e garës janë shpërblyer me nga një çertifikatë ndërsa fituesit e garës janë shpërblyer edhe me bursa. Mësimdhënësve dhe shkollave të cilët janë rradhitur në 3 vendet e para iu është dhuruar nga një tablet PC.

photos

Kimi - Kl. 8

# Nxënësi Shkolla Bursë
1 LINDRIT JAHIU Thimi Mitko – Gjilan 100
2 DAFINA ABDYLI Nazim Hikmet – Gjilan 100
3 ARGJIRA ZYMERI Shaban Shala – Podujevë 100
4 ANDI SEJDIU Lagjja II – Gjilan 75
5 MUSLI JEMINI Edit Durham – Suharekë 75
6 AURORA KQIKU Nazim Hikmet – Gjilan 75
7 ALBINA SAHITI Besim Rexhepi – Ferizaj 75
8 ERA KURTESHI Thimi Mitko – Gjilan 50
9 LORINË BAJRAMI Thimi Mitko – Gjilan 50
10 BLERTINA BERISHA Abedin Bujupi – Gllogoc 50
11 BARDH MUSTAFA Rexhep Elmazi – Gjilan 50
12 AURITË BYTYÇI 7 Marsi – Suharekë 25
13 VLERA PIREVA Zenel Hajdini – Podujevë 25
14 VESA IBRAHIMI Abaz Ajeti – Gjilan 25
15 MILOT MORINA Mitrush Kuteli – Prishtinë 25

Kimi - Kl. 9

# Nxënësi Shkolla Bursë
1 ERION MORINA Kajtaz Ramadani – Malishevë 100
2 ADRIAN KRASNIQI SHMU – 2 – Vushtrri 100
3 VIKTOR AHMETI Lagjja II – Gjilan 100
4 LORITA RAHIMI Nazim Hikmet – Gjilan 75
5 SHKODRAN HASANI Imri Halili – Ferizaj 75
6 ERNA KACANIKU Emin Duraku – Prizren 75
7 ARDIT HAXHIJAJ Bajram Curri – Istog 75
8 GERTA SHKODRA Hasan Prishtina – Prishtinë 50
9 BLERTA KRYEZIU Nazim Hikmet – Gjilan 50
10 FLETA HOXHAJ Bajram Curri – Istog 50
11 EDONË ZEKA Abaz Ajeti – Gjilan 50
12 ARTIN SERMAXHAJ Pavaresia – Prishtinë 25
13 ALBIONA ARIFAJ Dëshmoret e Tivarit – Suharekë 25
14 JORA VESELI Hasan Prishtina – Prishtinë 25
15 JEHONA UKA Abdyl Frashëri – Vushtrri 25

Gjuhë Angleze - Kl. 8

# Nxënësi Shkolla Bursë
1 OLT KONDIROLLI Faik Konica – Prishtinë 100
2 ERNA HULAJ Xhemail Mustafa – Prishtinë 100
3 VIOLA BUGAQKU Hasan Prishtina – Prishtinë 75
4 DIELLZA DUSHI Mazllum Këpuska – Gjakovë 75
5 ERZANA UKA Pavaresia – Prishtinë 50
6 PUHIZA JANUZI Thimi Mitko – Gjilan 50
7 ZANA HASHANI Dardania – Prishtinë 50
8 DIELLZA IBRAHIMI Asim Vokshi – Prishtinë 25
9 FLAMUR BAKIJA Mustafa Bakija 1 – Gjakovë 25
10 DAKOL ISLAMI Hasan Prishtina – Prishtinë 25

Gjuhë Angleze - Kl. 9

# Nxënësi Shkolla Bursë
1 ARILONA KRYEZIU Faik Konica – Prishtinë 100
2 JONA RAMADANI Ismail Qemali – Prishtinë 100
3 JONIDA KUÇI Ismail Qemali – Prishtinë 75
4 ERNA MITATI Selami Hallaqi – Gjilan 75
5 OLTA PURRINI Mazllum Këpuska – Gjakovë 50
6 ERIKA PALUSHI Atë Gjërgjë Fishta – Klinë 50
7 ENTA BESELICA Naim Frashëri – Prishtinë 50
8 ELSA KRASNIQI Qamil Ilazi – Kaçanik 25
9 BLERTA ISMAJLI Xhemail Mustafa – Prishtinë 25
10 FATIONA KRYEZIU Abdyl Frasheri – Prizren 25

NJOFTIM

Ju njoftojmë se të premtën më 25 mars do të mbahet Provimi Gjeneral (GAT).