Institucioni Arsimor Gulistan Festoi 7 Marsin –Ditën e Mësuesit

teachers

Institucioni Arsimor “Gulistan” 7 Marsin-Ditën e Mësuesit e festoi në hotel “Emerald” me stafin e vet arsimor të pesë shkollave që gjenden në Prishtinë, Lipjan, Prizren dhe në Gjakovë.

Në fjalimin e tij të rastit Drejtori i përgjithshëm z. Mustafa Erdem në mes tjerash tha:
” Sukseset tona që janë rezultat i një pune të palodhshme ekipore dëshmojnë më së miri se, për një arsimim cilësor njëri ndër faktorët kryesor është kuadri i mësimdhënësve. Do të jemi çdoherë falenderues për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe do të vazhdojmë rrugën tonë drejt suksesit. “Gulistan” asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e atyre të cilët tani më nuk gjenden në mesin tonë.”

Në këtë program kushtuar Ditës së Mësuesit ishin të pranishëm edhe familja, tashmë e të ndjerës Prof. Agnesa Kabashi Bicurri . Në shenjë respekti për punën e palodhshme dhe për sakrificën e saj të çmuar në Kolegjin MAC –Gjakovë, Drejtori i përgjithshëm z.Erdem ia dha vajzës së saj një dhuratë simbolike të institucionit “Gulistan”.

Kuzhina e pasur turke, këngët e kënduara nga vetë mësimdhënësit, “quizi” për mësimdhënës si dhe tërheqja e tre kuponëve nëpërmjet të cilëve u shpërblyen tre mësimdhënës me nga një dhuratë sembolike, ishin pikat me të cilat është shënuar ky program festiv për Ditën e Mësuesit.

photos