“Përgatitja e liderëve të së ardhmës”

Arsim_Bajrami

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në një bashkëbisedim me maturantë të kolegjit Mehmet Akif Lipjan i këshilloi nxënësit në cilësinë e ministrit duke shprehur që kur të aplikojnë në universitet të zgjedhin një universitet cilësor. Këshilla e dytë e ministrit për maturantët ishte që të zgjedhin një universitet që lidhet me kolegjin ose profilin përkatës dhe që në të ardhmen të sigurojnë punë më lehtësisht. Ministri Bajrami gjatë fjalimit ju premtoi nxënsëve përkrahje gjatë këtij proçesi.

Sot në mesditë Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami vizitoi ambientet e kolegjit Mehmet Akif Lipjan. I shoqëruar edhe nga stafi ministri u mirëprit nga drejtuesit dhe mësuesit e kolegjit Mehmet Akif. Në vijim të vizitës Bajrami vëzhgoi disa projekte shkencore në fushën e kimisë, fizikës e teknologjisë që kishin përgatitur nxënësit. Gjithashtu një mësues i tregoi ministrit mënyrën dhe mjetet teknologjikë që përdor gjatë shpjegimit të mësimit.

Më tej Ministri Bajrami i shoqëruar në tryezë nga Drejtori i Përgjithshëm i Kolegjit Mehmet Akif Mustafa Erdem zhvilloi një bashkëbisedim më maturantët të cilët i drejtuan disa pyetje. Në fjalën e tij ndër të tjerash ministri shprehu “Jemi shumë të kënaqur që kemi provuar shumë gjenerata të Kolegjit Mehmet Akif. Nga këtu sot kemi shumë njerës që janë liderë në fushën e politikës, biznesit dhe vendimarrjes. Jemi të sigurt që kjo punë që bëhet në këtë kolegj siguron cilësi në sistemin arsimor. Unë vizitova disa kabinete, isha te kabineti i fizikës, kimisë, matematikës, degjova dhe një arsimtar dhe mendoj që është një model jashtëzakonisht i mirë i mësimit,dijes, përgatitjes së njërsëve si liderë të së ardhmes. Jam i sigurt që brenda kësaj shkollë merrni njohuri cilësore”.

I pyetur nga një nxënës për nostrifikimin e diplomave kosovare në Shqipëri ministri shprehu “Tani ju keni brenda Kosovës mjaft universitete të mira si vendore e ndërkombëtare. Keni universitete publike, kolegje private dhe aq mundësia janë në rajon e Shqipëri. Ne këto ditë kemi vendosur të pranojmë, njohim të gjitha diplomat e kolegjeve që janë të ligjshme në Shqipëri. Para disa ditëve ne kemi filluar me i pranu aplikacionet. Duhet me kriju një lëvizje të lirë së studentëve e pranimit të diplomave. Por mendoj që mundësitë ku do të zgjedhni universitetin janë jashtë zakonisht të mira”

Në bashkëbisedim këshilltari i ministrit Bajrami ju shpjegoi nxënsëve se provimet do të mbahen në qershor. Ai në fjalën e tij tha “Pjesa e parë e provimeve të maturës do të mbahet në 4 qershor dhe pjesa e dytë më 18 qershor. Risi tjetër është se në afatet e kaluara,pjesa e përgjithshme që do të thotë gjuha amëtare, angleze e matematika ka qenë 120 pyetje. Por mbi bazën e asaj që kemi kontaktu në terren kemi bërë një ndryshim që pjesa e parë do të ketë 100 pyetje e pjesa e dytë do të ketë 80 kërkesa. Këto janë ndryshimet kryesore”

Në përfundim ministri me stafin e tij u mirëprit në një drekë nga drejtori i shoqëruar nga mësues dhe nxënës.

photos